David Beckham turpëron djalin e tij ditën e parë të universitetit

Brooklyn Beckham sapo ka nisur universitetin dhe për një kohë të gjatë do të qëndrojë larg familjes teksa studion në New York. Ai që e ka shqëruar Brooklyn ditën e parë të shkollës ka qenë pikërisht David Beckham i cili është dukur mjaft i emocionuar për djalin e tij. Teksa hyjnë në oborrin e universitetit të “Parson’s School of Design”, ish futbollisti ka ndaluar për t’i shkrepur djalit të tij disa foto me celular si kujtim për ditën e tij të parë të shkollës. Brooklyn është ndjerë në siklet dhe i turpëruar ku i ka kërkuar të atit të largohet duke theksuar se tashmë ai nuk është më një djalë i vogël që të bëjë foto me babain e tij ditën e parë të shkollës.

Share With:
Translate »
806 Views