De Niro flet për të bijën me rastin e njëvjetorit të saj

Robert De Niro nuk mund të mos bëjë komente kaq të ëmbla për datëlindjen e parë të vajzës së tij.

Si rrallëherë, ylli i “Killers of the Flower Moon”,  80-vjeçar, shprehu hapur që lë kokën pas vajzës së tij të vogël, që ka me Tiffany Chen.

“Nuk ka asgjë, as gjykim, asgjë në lidhje me të. Ajo s’është gjë tjetër veçse gëzim, puro gëzim”, – vazhdoi ai.

De Niro mirëpriti të bijën, fëmijën e tij të shtatë, në maj të vitit 2023.

Në shkurt, në një intervistë me “People”, De Niro tregoi pak për jetën e tij familjare.

“Të gjithë fëmijët kënaqen me të. Madje edhe nipërit. Ajo është tezja e tyre, ndërsa ata po hynë në adoleshencë”, – tha ai.

Gjithashtu, De Niro u shpreh se shqetësimet largohen sapo sheh të bijën.

“Ajo është fëmijë i mrekullueshëm dhe i adhurueshëm!”

Për sa i përket marrëdhënies bashkëprindërore me Chen, 45-vjeçare, ylli i “Goodfellas” foli tetorin i kaluar në një intervistë për “Guardian”.

“Unë e mbështes të dashurën time. Por ajo bën pjesën më të madhe të punës, – tha ai. – Gjithashtu kemi ndihma, që është shumë e rëndësishme.”

De Niro dhe Chen u lidhën për herë të parë në vitin 2021 pasi u takuan në xhirimet e filmit “The Intern”, në vitin 2015.

Share With:
Translate »
59 Views