Dedikimi i ëmbël i (teze) Adrola Dushit për bebin e Kristina Bakiut
Modelja e njohur shqiptare, Kristina Baki, ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e gëzueshëm se është në pritje të fëmijës së dytë. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka publikuar një video ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, së bashku me vajzën e saj dhe partnerin që e përqafon. Në mbishkrimin e saj, Kristina shkruan: “Me shumë dashuri, më shumë jetë. Familja jonë po rritet”, pa zbuluar ende gjininë e foshnjës.
Mikesha e saj e ngushtë, modelja Adrola Dushi, ka reaguar ndaj këtij lajmi duke ndarë disa foto të tyre së bashku, ku vendos duart mbi barkun e rrumbullakosur të Kristinës.
Krah tyre, Adrola shkruan: “Shoqja ime e vogël, nuk është më e vogël tashmë po bëhet mami për herë të dytë dhe unë jam më e lumtura në botë kur e shoh atë t’i shkëlqejnë sytë nga dashuria, teksa rrit familjen që aq shumë e do”.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Kristina Baki u bë nënë për herë të parë në maj të vitit 2022, kur mirëpriti në jetë vajzën e saj, Siera. Emri Siera është sugjeruar nga gjyshi i Kristinës dhe ka një domethënie të veçantë; në shqip interpretohet si “si era”, ndërsa në spanjisht do të thotë “mal”.