Dedikimi për ditëlindje i djalit të Eni Çobani me foto nga materniteti
Edhe pse nuk ishte teknologjia aq e zhvilluar, fotove nga materniteti u shtohet sot edhe kjo që shihni më poshtë. Juristja e njohur dhe “moderatorja” simpatike e rubrikës “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani feston ditëlindjen. Në orën 00:00 nuk ka munguar as dedikimi i djalit të saj, Aldi, me foto nga materniteti dhe fëmijëria. Në foto Eni veçse duket shumë e lumtur teksa ka pranë bekimin e saj por po njësoj siç e shohim sot. Ndërkohë që ne po mendojmë nëse vitet kanë kaluar për të, mëposhtë gjeni foton dhe dedikimin e djalit të saj:
Mami, kalofsh sa me shume pranvera te lumtura!
Ne fakt une nuk kam qene djali qe ja dedikoj shumicen e shkrimeve te mia mamase time, dhe ky eshte gabimi im ne fakt, por keto qe do lexosh jane fjale nga zemra e djalit tend. Sot ti ke nje nga ditet me te lumtura te jetes tende, diten qe ti ju dhurove kesaj bote. Me pasionin dhe perkushtimin qe ti ke thelle ne veten tende, cdo dite po i sherben shoqerise ku ti aq mire me rrite dhe ende vazhdon te me rrisesh e dedikohesh cdo dite, cdo dite ti je shume me shume pjese e formimit tim, je shembulli im. Sigurisht dashurine smund ta percoj tek ty nje post ne rrjete sociale, por premtimi im eshte qe ti dhe babi do jeni gjithmone dy dashurite e mia me te shtrenjta. Per sa kohe une te mbaj mend ti je njesoj e bukur, e embel dhe e sinqerte. Si mundet nje njeri te qendroj gjithmone kaq pozitiv dhe shpresedhenes? Keto rreshta sot ti dedikoje me ate pasionin tim, te vogel ne krahasim me tendin, per prozen. Ke qene gjithmone afer meje, gjithmone kur une kam qene ne veshtiresi te medhaja dhe sigurisht s’mund te harroj gjene me te rendesishme, je ajo qe me solle ne kete jete. Me solle te bej mire sic ti me jep shembull cdo dite, po gjithashtu me solle ne jete dhe te te dua dhe te te respektoj sa te kem fryme. S’mund te dal ne mengjes pa te perqafuar dhe s’mund te fle ne darke pa te te thene naten e mire. Eshte per te qeshur kur keto gjera i thote nje djale 18-vjecar, po dashuria per nenen ska lidhje me moshen. Ne cdo moment une do jem aty per ty sic ti, ishe gjithmone per mua. Faleminderit qe ekziston dhe qe gjithmone me thua, ti per mua je Aldushi i vogel qe nuk rritet kurre. Punon me orare te zgjatura dhe asnjere nuk e heq mendjen nga njerezit qe aq shume i do dhe aq shume ju dedikohesh edhe pse i ke ne marredhenie pune. Vjen vone nga puna po kurre nuk harron te falesh dashurine qe une aq shume e kerkoj. Me futesh ne dhome dhe me thua “Erdha Aldush”. A s’me thua, a ka njeri me te lumtur se une ne bote ne ate moment? Ne qofte se u zgjata shume te me falesh po fjalet per mami Enin s’kane fund. Te dua shume mami dhe asnjehere sdo te te leri Aldushi qe aq shume e do. Edhe 100 ma!