Surpriza e të bijave për ditëlindje, lë pa frymë Adriana Limën (Video)

Nëse do t’jua themi moshën nuk do ta besoni. Po po, supermodelja e Victoria Secrets, Adriana Lima ka festuar 36 vjetorin e lindjes, mes surprizave të njëpasnjëshme. Por më e bukura, i ka ardhur në fund të ditës, realizuar nga të bijat e saj, vogëlushet Valentina dhe Sienna, të cilat kanë organizuar një festë super të bukur bashkë me babin për të ëmën e tyre. Video më poshtë tregon momentin kur Lima suprizohet nga atmosfera aq e bukur, ndërsa shoqërohet nga dy vajzat. Ajo që na bëri përshtypje ishte torta aq e vecantë, natyrisht, sepse mbante fytyrën e një ëngjëlli. Sa me fat jeni vogëlushe për nënën tuaj. /Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
2135 Views