Deklarata e emocionuese që i vëllai i bëri Roza Latit

Roza Lati njihet si një prej personazheve pa komlekse dhe që thotë gjithmonë atë që mendon. Moderatorja është gjithmonë e qeshur dhe të përçon vetëm pozitivitet, por së fundmi na ka emocionuar. Ndoshta shumë prej jush nuk e dinë që Roza ka një vëlla nga babai. Ajo ka publikuar një bisedë mes saj dhe vëllait, që i ka prekur të gjithë.

Roza kishte postuar në Instastory një video se si reagonin baballarët kur shikonin vajzën e tyre nuse. Moderatorja e kishte shoqëruar videon me shkrimin “Më doli para kjo video. Qava”. Direkt pas këtij postimi Roza ka postuar bisedën mes saj dhe vëllait, pasi ai kishte parë postimin e mëparshëm.

Ai i shkruan: “Shpirti i vëllait mos u mërzit. Pavarësisht nga e kaluara, dije se duke hapur derën mbase s`do të jetë babi, por do jem unë. Unë do të përcjell te ai që ti ke zgjedhur dhe s`ka bir nëne që del në vendin tim aty. Ti nuk je vetëm zemër, kurrë nuk ke qenë dhe kurrë nuk do të jesh.”

Roza ia kthen me humor, duke i thënë se kjo do të thotë shumë për të, por ajo nuk do të bëjë dasmë.

Share With:
Translate »
1030 Views