Këta janë fëmijët e deputetëve që zgjodhën të studiojnë jashtë

Politikanët shqiptarë mbeten padyshim personat që ngjallin më shumë kuriozitet te njerëzit. Ata janë përfolur për shumë sfera të jetës. Por jeni kurioz të dini se ku studiojnë fëmijët e tyre duke qënë shumë të priviligjuar? Albeu.com ja’u përcjell më poshtë.

Kejda Ajazi – Ajo është vajza e ish – deputetes së Partisë Demokratike, dhe ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Kejda në fakt është komentuar shumë në media për pamjen e saj fizike. Vajza e ish deputetes demokrate Majlinda Bregu para pak kohësh u larguar drejt Belgjikës ku po vazhdon studimet e larta. Ende nuk dihet se çfarë ka zgjedhur të studiojë Kejda.

Kleta Paloka – Ajo është vajza e madhe e politikanit Edi Paloka. Kleta është 22 vjeç, dhe ka studiuar në Hagë për “Të drejtë Ndërkombëtare – Tregtare.Në fakt Kleta siç duket edhe në foto është një vajzë shumë simpatike dhe e mirë.

Megi Topalli ka studiuar në shkollat më me emër në Francë. Ajo është diplomuar për ekonomi në “Universitetin e Strasburgut”, një nga universitetet më prestigjioze, ndërsa më pas ka vijuar studimet master në “Universite de Dauphine” në Paris, dhe tashmë ka mbrojtur doktoraturën në Nancy, “Universite de Lorraine”.

Mikeli, djali i Mimi Kodhelit, ministres së Mbrojtjes, që ndjek studimet dhe jeton në Firence të Italisë.

Share With:
Translate »
662 Views