DEL DOSJA LOKA | Djali i vogël filmoi të atin duke rrahur e kërcënuar me thikë në dorë Bedrien
Djali i vogël i 41 vjeçares Bedrie Loka që u gjet e vdekur nga helmim me fotoksinë, ka arritur të fillojë tre herë të atin duke dhunuar verbalisht dhe fizikisht mamanë e tij.
Në dosjen hetimore që ka dalë në publik, evidentohen detaje të reja mbi atë që ka ndodhur në familjen Loka në Sukth të Durrësit.
K.Loka, mësohet se me celularin e tij ma filmuar në tre raste të njëpasnjëshme të atin Xhemal (Ervis) Loka teksa ai e dhunonte Bedrien e ndjerë.
Videot me këto pamje filmike janë sekuestruar nga grupi hetimor.
Në pamje të filmuara, duket i dyshuari teksa godet me sende të forta Bedrien, duke e shoqëruar aktin e dhunshëm me dhunë verbale.
Për më tepër në filmime ka dhe pamje teksa Loka e kanos me thikë të shoqen.
Pamjet shqetësuese, në deponimin e të dyshuarit janë konsideruar si pjesë normale të jetës në çift të ndikuara dhe nga fyerjet ndaj saj në rrjetin social, por edhe distanca pasi punonte në Greqi.
I dyshuari përballet me akuzën paraprake të Shkaktimit të vetëvrasjes, si dhe për armëmbajtje pa leje.
Ai këmbëngul se vdekja e të shoqes erdhi nga sedra që pati pas daljes si imazheve dhe fyerjeve ndaj saj në TikTok.
Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve vdiq më 3 janar 2024 në spitalin e QSUT.
Në banesën e të ndjerës, policia gjeti një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik, fotoksinë, të cilat dyshohet se i ka konsumuar për tu vetëvrarë.
I shoqi, Xhemal (Ervis) Loka, kishte mbërritur në Sukth më 27 dhjetor 2023, ose një javë para fundit fatal të të shoqes.
Baba i tre djemve dhe një vajze, me vdekjen e të ëmës të mbetur jetimë, Loka thotë në dosjen policore se “gruaja ime ka patur stres e ankth në lidhje me kohët e fundit. Ajo mund ta ketë kryer këtë veprim si pasojë të faktit që para rreth një viti persona të paidentifikuar, i kanë hapur një adresë në “Tik Tok” në emrin e saj”.
Loka ka deponuar edhe se një natë para ngjarjes Bedrija, ka qënë në rregull e nuk ka patur shqetësime, madje e kanë kaluar mirë dhe duke festuar Vitin e Ri.
Por sipas tij prej kohësh ajo kishte shfaqur idenë se nuk përballonte dot foton që i kishin publikuar në rrjetin “TikTok”.
Burri tregoi dhe si sipas tij e gjeti gruan e vdekur:
“…Unë jam çuar në mëngjes dhe e kam parë Bedrien të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, mu në mes të shtëpisë.
Me makinën e tim vëllai e kemi transportuar deri në urgjencën e Spitalit Durrës, dhe aty thanë se ka konsumuar fotoksinë. Pastaj e kanë nisur me ambulancë për në QSUT për mjekim më të specializuar. Por vdiq”.
Më herët, policia lokale në Durrës dha këtë komunikatë:
“Vihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës.
Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.
45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të konsumimit të lëndës helmuese nga 41-vjeçarja B. L., e cila më pas humbi jetën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin Xh. L., 45 vjeç, i cili përkohësisht jetonte në Greqi, për shkak të punës.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L.
Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xh. L. e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja B. L. nuk ka bërë kallëzim në Polici.
Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit XH. L., i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë.
Ky celular, bashkë me celularin e shtetases B. L., janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
Po në vijim të veprimeve të thelluara janë kryer një sërë veprimesh të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi shtetasen B. L., të konsumonte lëndë helmuese.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën.
Gjithashtu, nga strukturat e specializuara për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryehen veprime hetimore intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases B. L., në rrjetin social “Tik Tok”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”