Për aftësitë argumentuese që ke sot, shko thuaj faleminderit motrës, ose vëllait

E mban veten për argumentues të mirë? Të tjerët të thonë se je i zoti në debat? Për këtë duhet t`i jesh mirënjohës motrës, ose vëllait.

Studiuesit në Universitetin e Kembrixhit kanë gjetur një lidhje midis debateve të motra – vëllezërve në fëmijëri dhe suksesit në të ardhmen në lidhje me debatet. Përfshirja në mosmarrëveshje, veçanërisht për vëllezërit e motrat më të vegjël me më të mëdhenjtë, duket se rrit arritjet e mëvonshme. Këto debatu, grindje duket se nxisin aftësitë sociale, fjalorin dhe zhvillimin e përgjithshëm.

Studimi sugjeron se madje këto konfrontime midis vëllezërve dhe motrave janë të dobishme, pasi rritin aftësitë sociale të fëmijëve. Prindërit e lodhur nga grindjet e vazhdueshme të fëmijëve të tyre mund të ngushëllohen tashmë, pasi e gjitha kjo i shërben një qëllimi të mirë.

Vëllezërit e motrat më të vegjël shpesh performojnë më mirë në teste të ndryshme dhe priren të jenë më të suksesshëm gjatë jetës.

Për aftësitë argumentuese që ke sot, shko thuaj faleminderit

Share With:
Translate »
46 Views