Del klipi i ri, këngëtarja shqiptare tregon barkun e rrumbullakosur

Kohët e fundit, në showbizzin shqiptare kemi mësuar se kemi mjaft pritje të ëmbla.

Fillimisht, mësuam shtatzëninë e super modeles shqiptare, Emina Cunmulaj, më pas pritjen e këngëtares Blerina Braka dhe së fundmi Xhensila Myrtezaj, na dha edhe ajo lajmin e mirë.

Ndryshe nga dy të tjerat, Blerina ka zgjedhur që barkun e rrumbullakosur të mos na e tregojë nëpër foto, por në klipin e saj më të ri.

Ajo publikoi mbrëmjen e sotme këngën me këngëtaren e njohur, Liri Rasha, por e gjithë vëmendja shkon te barku i Blerinës, e cila edhe pse është duke iu afruar muajit të fundit nuk e ka aspak problem të jetë energjike dhe të japë më të mirën.

Epo, shtatzani të mbarë e të shëndetshme Blerina!

https://www.youtube.com/watch?v=xYJdnpcVXeg

Share With:
Translate »
990 Views