Del njoftimi se kur do të rifillojë mësimi
Procesi mësimor, me urdhër të Ministrisë së Arsimit, u pezullua ditën e premte, për shkak të motit të keq dhe përmbytjeve. Situata, për fat të keq, në disa zona të përmbytura, bën që edhe ditën e hënë, më 4 dhjetor, mësimi të mos rifillojë, ndërsa në të gjitha shkollat e tjera të vendit, mësimi do të vijojë normalisht.
Njoftimin për rinisjen e mësimit ditën e hënë e ka bërë në një deklaratë publike ministrja e Arsimit. Ministrja Lindita Nikolla deklaroi sot se mësimi do rinisë nesër (e hënë, 4 dhjetor), pas ndërprerjes javën e kaluar për shkak të reshjeve të shiut dhe përmbytjeve.
Nikolla tha se 27 shkolla në zonat e prekura nga përmbytjet nuk do të zhvillojnë mësim as nesër, deri në një njoftim të dytë: “Si rezultat i masave të marra, është bërë e mundur që mësimi të rifillojë nesër, ditën e hënë”,- tha Nikolla duke theksuar se në zonat me probleme nga përmbytjet nuk do të ketë mësim as nesër: “Ka probleme në 27 shkolla, ku nuk do rifillojë mësimi”, – tha ajo.