Denoncimi/ Arrestohet në Itali djali i ministrit të Brendshëm, anëtar i një mafie kontrabandimi
Arrestohet në Itali Endi Çuçi, djali i ministrit të Brendshëm të familjes Bledi Çuçi.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha ka publikuar dokumentet dhe deklaron se Endi Çuçi është anëtar i mafjes që kontrabandonte ilaçe dhe të sëmurë.
Berisha deklaron se Çuçi Punonte në KLGJ dhe po bëhen ndërhyrje të fuqishme për lirimin e tij në shtetin fqinj.
Statusi i plotë i Berishës:
Arrestohet në Itali Endi Çuçi, djali i ministrit të Brendshëm të familjes Blendi Çuçi, si anëtar i mafjes që kontrabandonte ilaçe dhe të sëmurë! Punonte në KLGJ! Ndërhyrje të fuqishme për lirimin e tij!
Superskandal!
Arrestohet në Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit të Brendshëm të familjes Blendi Çuçi, si anëtar i mafjes që kontrabandonte ilaçe dhe të sëmurë! Punonte në KLGJ! Ndërhyrje të fuqishme për lirimin e tij! Mafje dhe vetëm mafje! sb
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Pershendetje Doktor.
Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam.
Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane.
Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ.
Me poshte dokumentat:
1. Masa e sigurise se Gjykates se Milanos.
2. Lajmet ne mediat italiane.
Pergjimet ne dosjen e Gjykates.
