“Ish-gruaja e Visit”/ Deklarata ‘rrufe’ e Xhemi Shehut për ndarjen me babin e fëmijëve

Xhemi Shehu është një nga moderatoret më të hershem në ekranet shqiptare dhe pavarësisht që vitet kalojnë ajo është mjaft në formë dhe shumë e bukur. Por me një deklaratë të papritur të sajën që iu referua vetes si “ish-gruaja e Visit” të gjithë menduan se moderatorja është ndarë nga partneri i saj Elvis Sula, me të cilin ka edhe dy djem, Gabrielin dhe Martinin

Sot Xhemi Shehu ka qenë e ftuar në Wake Up, ku sqaroi se deklarata e saj ishte thjesht një baturë dhe se nuk është ndarë dhe vijon e lumtur martesën prej shumë vitesh.

“Përshëndesim edhe Visin”. – shtoi Isli duke e ngacmuar për shkak se Xhemi nuk flet për të në intervista. “Nuk po më sheh nuk e di fare ku jam. I kanë çuar haber. “Ajo ish-gruaja jote”. – tha Xhemi duke qeshur teksa shumë mund ta kenë gjetur veten duke pyetur nëse ajo është divorcuar. E pyetur disa minuta më pas nga Isli se “Pse iu referove vetes si ish-gruaja?” Xhemi sqaroi se “Po për aq kohë sa nuk e di që unë kam ikur. Ishte një batutë. Nuk jam ndarë”.

Ndërsa e pyetur se pse nuk mban unazë në gisht, Xhemi tha që nuk ka unazë martese dhe ato të tjerat thjesht i ka harruar që t’I vërë.

Duke folur për prindërimin, Xhemi tha se është një detyrë shumë e vështirë, teksa shtoi se nuk e konsideron veten një “mami të mirë”.

“Prindërimit nuk ia merr kurrë dorën dhe çdo ditë e gjej veten në situata të vështira. Vështirësia më e madhe është se jam e dyjëzuar sepse është kjo pjesa ‘tërhiqe mos e këput’. Edhe të jesh liberale, edhe strikte, ndërkohë janë në lojë faktorët e jashtëm, që fëmija yt të jetë si të tjerët. Unë nisem nga fëmijëria ime dhe them se ishim shumë mirë. Por gjërat kanë ndryshuar shumë, është një luftë e përditshme. Nuk mund të them se jam një mami e mirë. Ka momente kur ndihem se kam dështuar. E kap veten rrugës, di të them më fal”.- tha Xhemi në rrëfimin e saj teksa më pas përshëndeti fëmijët duke shtuar se po e shohin nga ekrani.

Share With:
Translate »
58 Views