Depresioni pas lindjes, fotoja e kësaj nënë i thotë të gjitha
Shumë femra përballen me depresionin pas lindjes dhe kjo tashmë është një fakt. Të paktën 1 në 10 femra përballen me këtë gjendje e cila shpesh zgjat për disa kohë. Por ky lloj depresioni nuk merr vëmendjen e duhur.
Një nënë ka vendosur të thyejë tabuë, duke postuar një foto e cila tregon qartazi përjetimet e tmerrshme që kanë nënat të cilat vuajnë nga kjo gjendje
Tori Block nga Kalifornia ka vendosur të postojë në Instagramin e saj foto të cilat tregojnë atë që ajo përjeton. Ajo gjithashtu i shoqëron këto foto me përshkrime të gjendjes mendore, duke i inkurajuar edhe femrat e tjera.
Ajo do që tu tregojë atyre se nuk janë vetëm. Kjo nismë e saj ka pasur një reagim pozitiv pasi komentet nga nënat e tjera kanë qenë të shumta, duke ndarë edhe ato të njëjtat përjetime.