Me pak fjalë, Eliona Pitarka tregon gjithë ndjesitë e saj si një nënë e re

E vogla e Eliona Pitarkës, Gala, festoi ditën e djeshme 1 mujorin e ardhjes në jetë. Aktorja e humorit i dedikoi të voglës së saj fjalët më të bukura, që vetëm një nënë mund t’i kuptojë.

“1 muaj me ty! Muaji më i bukur dhe i lumtur i jetës sime! Nuk e di sa bosh paska qenë jeta ime përpara se të vije ti Gala ime!”, shkroi Eliona.

Ndërsa sot ajo ka publikuar një video të adhurueshme të vogëlushes dhe ka treguar se si ka qenë ky 1 muaj për të si nënë. Eliona shprehet se më parë besonte se kishte njohur dashurinë e pafundme, por me ardhjen e Galës në jetë ka kuptuar se ka gabuar.

“Më kanë quajtur romantike sepse jam emocionuar pafund me historitë e librave e skenat e filmave. Kam menduar se e kisha njohur dashurinë e pafundme.

PASKAM GABUAR. Tani që erdhe ti kuptova cdo gjë. Kurrë nuk kam besuar se mund të mbajë kaq shumë dashuri një zemer. Kurrë nuk e kam imagjinuar se mund të shikoj një fytyrë për orë të tëra dhe të mos ngopem. Kurrë nuk e kam menduar se mund të ndieje deshirë të papershkruar për të perqafuar dikë, pasi më ka prishur gjumin 100 herë brenda një nate. Kurrë nuk e kam menduar se mund të ja dedikoj të gjitha orët e ditës time një personi pa e shikuar orën. Gëzuar 1 mujorin pupushja mamit”, ka shkruar Eliona përkrah videos së vajzës.

Share With:
Translate »
189 Views