Deputetja e PD, Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka humbur bashkëshortin.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë disa foto krah tij e fëmijëve. Me pak rreshta, Hoti shpreh dhimbjen e saj për humbjen e madhe.

“U prehsh në paqe i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im! Do na mungosh gjithë jetën”, shkruan ajo.

Hoti dhe bashkëshorti i saj i ndjerë janë prindër të dy fëmijëve, vajzë e djalë.

Share With:
Translate »
6 Views