Dëshira e Dojnës për profesionin e ardhshëm të djalit sapo “anulohet”, Nolan Sol e zgjodhi që tani

Të gjitha mamat ëndërrojnë që fëmija i tyre të bëhet mjek, mësues, arkitekt apo avokat. Kemi dëgjuar që muzikantët nuk do donin që fëmijët të ndiqnin hapat e tyre, pasi siç thonë: Është më e vështirë seç duket.

Mirëpo, djali i Vlashent Satës dhe Dojna Memës e ka zbuluar “pasionin” që i vogël, por prindërit s’janë dhe aq dakord. Dojna publikoi sot një video, ku shfaqet i vogli Nolan Sol që i bie instrumentit të baterisë.

”Eh mi mam, thashë se doli një mjek në familje”- shkruan Dojna krah videos.

Mesa duket i vogli ka trashëguar dashurinë për muzikën, njëjtë si i ati.

Share With:
Translate »
54 Views