“Dështova 5 herë me IVF”/ Kourtney ndan rrëfimin personal me fansen, ja si e këshilloi

Kourtney Kardashian ka zbuluar për herë të parë se ka dështuar 5 herë  përpara se ajo dhe Travis Barker të prisnin djalin e tyre, Rocky. Ajo ndau një rrëfim shumë personal dhe të ndjerë me një fanse e cila tregoi se ka përjetuar të njëjtën situatë. Kourtney nuk ngurroi të ndante disa këshilla me të.

“Unë ndalova pas një viti përpjekjesh (5 cikle të dështuara IVF) trupi im u relaksua dhe besova në planin e Zotit për jetën time”, shkroi themeluesja e ‘Poosh’ në Instagram.

“Shumë lutje për çdo gjë që ishte menduar për ne”, vazhdoi ajo.

Duke inkurajuar fansen, e cila tha se kishte kaluar gjashtë raunde të IVF-së Kardashian, shtoi: “E di sa e vështirë është të ndihesh sikur nuk po përpiqesh, por të besosh në planin e Zotit dhe të thuash lutjet e tua është kaq e fuqishme. Gjithë të mirat”.

Motra më e madhe e Kardashian dhe Barke  48 vjeç, mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në nëntor 2023. Çifti u martua në Santa Barbara, Kaliforni në maj 2022.

Share With:
Translate »
54 Views