Destinacioni i fundit i pushimeve verore të Tunës, Patrisit dhe Tianit

Tuna dhe Patrisi i kanë shijuar muajt e parë të djalit të tyre Tian, ndoshta më shumë se personazhet e tjerë të njohur të showbiz-it. Jo vetëm këngëtarja është shkëputur nga muzika gjatë këtyre muajve, por edhe partneri gjithashtu ka ndarë shumë kohë me Tianin që pas pak ditësh mbush 4 muajsh.

Gjatë verës, çifti dhe vogëlushi kanë lëvizur nëpër vende të ndryshme, sa në Shkup, Prishtinë, Brezovicë apo edhe në plazhet e jugut të Shqipërisë.

E nëse për ne vera ka përfunduar, për Tunën dhe familjen e saj, akoma jo. Sot, Prive ka publikuar një foto nga aeroporti i Prishtinës ku duket Tuna, Patrisi dhe Tiani gati për udhëtim. Ata janë në pritje të fluturojnë drejt Stambollit. Mësohet se stacioni i fundit veror për çiftin është Turqia dhe një resort luksoz atje.

Edhe Patrisi, në profilin e tij në Instagram, ka postuar një foto ku duken tri duart e familjes: e tij, Tunës dhe Tianit në karrocë.

Pas këtyre ditëve, kur edhe Tiani të jetë më i rritur, me siguri Tuna do t’i rikthehet studios muzikore për krijimin e projekteve të reja, ndërsa Patrisi pranë Orkestrës Filarmonike të Kosovës, në të cilën është pjesë prej disa vitesh.

Share With:
Translate »
1204 Views