Këngëtarja e njohur, në pritje të fëmijës së katërt?

Romanca e Gwen Stefani dhe Blake Shelton nuk ka asgjë më pak se e përrallave. Të dy ishin në proces divorci me partnerët respektivë kur u takuan në spektaklin e talentive The Voice – aty ku filluan të bëhen miq të afërt dhe pastaj edhe u lidhën bashkë. Tani, duket se historia e dashurisë është në një fazë të re… një fëmijë!

Edhe pse kohët e fundit ka pasur thashetheme gjithmonë për një fëmijë që kur Shelton dhe Stefani filluan të dilnin bashkë, një burim pranë këngëtares tha se tani fëmija është rrugës.

Fotografët e kanë kapur Stefani si zakonisht me një look chic, por fansat kanë nënvizuar faktin që në këtë foto ajo është duke e fshehur barkun me çantën e saj. A po mundohet vërtet ta mbulojë barkun e rrumbullakosur?

Ok, nuk jemi vetëm ne që mendojmë se ajo është shtatzënë. Një burim i afërt me çiftin thotë se ajo ka shenja të tjera të shtatzënisë. “Trupi i Gwen dalëngadalë ka shtuar në peshë dhe ka shenjat e një shtatzënie në fazat e saj të hershme”, – tregon burimi për Hollywood Life. “Ajo ka filluar të kujdeset shumë për veten në të njëjtën mënyrë siç kujdesej për Apollo, djalin e saj 3-vjeçar. Po ecën ndryshe, trupin e mban ndryshe, sidomos me veshje të gjera që mbulojnë belin, pra vepron në të njëjtën mënyrë siç bënte në shtatzëninë e saj të fundit.”

Ahhhhhhhh! Shpresojmë të jetë e vërtetë! Sa i ëmbël do të jetë babi i Blake dhe Gwen…

Gwen është nënë e tre fëmijëve, Kingston James McGregor, 10 vjeç,  Zuma Nesta Rock, 8 vjeç dhe Apollo Bowie Flynn, 3 vjeç. /Revista Class

Share With:
Translate »
1269 Views