Detaje mbi aksidentin, vdesin vjehrri dhe nusja, djali 8-vjeçar në spital

Tjetër aksident i rëndë.  Vjehrri, nusja dhe djali 8 vjeçar janë përplasur nga një makinë teksa po prisnin në një ministacion tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës.

Policia e Tiranës informon se 69 vjeçari i identifikuar me inicialet Xh. F. dhe nusja e tij 34 vjeçe e identifikuar me inicalet  E. F., kanë gjetur vdekjen ndërsa  fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Aksidenti u shënua rreth orës 07:40.  Mjeti tip “Toyota” me drejtuese 30 vjeçaren e identifikuar me inicialet  I. P., ka dalë nga rruga dhe i ka përplasur me makinë

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.

Ky është aksidenti i tretë i rëndë brenda kësaj jave. Tetë persona, mes tyre 3 fëmijë humbën jetën nga aksidentet në rrugë

Share With:
Translate »
737 Views