Detaje nga aksidenti tragjik! 4 vajzat po shkonin të festonin ditëlindjen e shoqes, 25-vjeçarja e bija e gazetarit të njohur!

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i mbremshëm tragjik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan ku dy vajza humbën jetën dhe dy të tjera janë ende në gjendje kritike në Spitalin e Traumës.

Bëhet me dije se të 4 vajzat po udhëtonin me mjetin ‘Volkswagen’, po shkonin drejt Korçës për të festuar ditëlindjen e Denisa Dibrës, 25 vjeç, një nga të plagosurat e aksidentit dhe shoferja e automjetit.

Mësohet se 25-vjeçarja, drejtuesja e mjetit ‘Volkswagen’, është vajza e gazetarit sportiv të RTSH-së në Shkodër, Edmond Dibra.

Festa e ditëlindjes së shoqes u kthye fatkeqësisht në tragjedi, pasi rrugës për në Korçë, pranë tunelit në aksin Tiranë-Elbasan, makina e tyre tip “Volkswagen”, u përplas nga mbrapa nga mjeti tip “Benz” me targa AB 209 AD, ku drejtuesi i saj, 58-vjeçari Behar Pema në gjendje të dehur pas manovrave të rrezikshme në rrugë, i përplasi me ‘Benzin’ e tij.

Aksidenti i ka marrë jetën Lusinda Garunja dhe Zheneta Qallia, banuese në Shkodër, të cilat ishin pasagjere në sediljen e pasme dhe kanë marrë dëmtimet më të mëdha nga përplasja duke ndërruar jetë sapo mbërritën në spital.

Nga ana tjetër, Denisa Dibra, 25 vjeç e cila ishte edhe pronarja e mjetit tip “Volkswagen” dhe Nervida Garunja, 24 vjeç kanë mbetur të plagosura dhe ndodhen në spitalin e Traumës.

Nervida Garunja, 24 vjeç dhe Lusinda Garunja, 19 vjeç ishin motra, por fati i tyre u nda nga vetëm disa centimetra.

Lusinda Garunja

Nervida Garunja

Personi që po udhëtonte me mjetin tip “Benz”, 58-vjeçari Behar Pema është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Nervida ka arritur të flasë për aksidentin tragjik, duke rrëfyer se Behar Pema ka kryer manovra në rrugë, duke shkaktuar edhe aksidentin.

“Kryente manovra në rrugë. Ecte dhe nuk mbante drejtimin,”- mësohet se është shprehur ajo.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik, ndërsa detaje të reja pritet të dalin nga përplasja e fortë mes dy mjeteve

Share With:
Translate »
718 Views