Detaje tronditëse nga ngjarja në Pogradec, 29-vjeçari bashkëjetonte me 12-vjeçaren, vajzën e njerkës së tij
Por sipas të dhënave të grumbulluara nga burime pranë policisë Pogradec, BalkanWeb mëson se 29-vjeçari bashkëjetonte me 12-vjeçaren.
Kallëzimin sipas policisë e ka bërë nëna e 12-vjeçares. Por ajo që bëhet e ditur po nga të njëjtat burime është se ka qenë nëna ajo që ka bashkëjetuar me babanë e 29-vjeçarit, së bashku me këtë të fundit dhe vajzën e saj.
Sipas policisë ata bashkëjetonin të katërt në shtëpi ndërsa vajza në prani të psikologes ka thënë se me djalin kanë 2 vite lidhje.
Ajo gjithashtu ka treguar se ka qenë dëshira e 2 palëve për të krijuar këtë lidhje. Ndërkohë policia e ka shoqëruar 29 vjeçarin në komisariat për të kryer veprime të mëtejshme procedurale.