Humb jetën 4-vjeçari, drejtuesi i mjetit i transportoi në spital dhe më pas u vetëdorëzua në polici

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku një mjeti me drejtues shtetasin Erlis Beqja përplasi babë e bir me makinën e tij.

aksident-naten-policia-naten-1

Pas përplasjes, mësohet se Beqja ka transportuar në spital me mjetin e tij V. Balliun së bashki me të birit, por fatkeqësisht i mituri, 4 vjeç, ndërroi jetë.

 

 

Pasi i ka transportuar në spital, drejtuesi i mjetit është vetëdorëzuar në polici.

“Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.  Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.

Share With:
Translate »
48 Views