Deti i merr jetën 10-vjeçares në Portonovo, shpëtojnë e ëma dhe motra

Pushimet janë kthyer në ferr për një familje vlonjate. Një vajzë e vogël vetëm 10 vjeç e cila ishte futur në det për tu larë me nënën e saj dhe motrën është mbytur në plazhin e Portonovës në Zvërnec të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 15.45 të pasdites së sotme. Policia thotë se me ndihmën e pushueseve të rastit dhe të policisë është bërë e mundur nxjerrja e tre shtetaseve nga deti, V.H, banuese në Kërkovë, sëbashku me 2 vajzat e saj.

Njëra nga vajzat, A.H 10 vjeçe ka ndërruar jetë, ndërsa vajzës tjetër i është dhëna ndihma e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Edhe shtetësja V.H është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejt vendit të ngjarjes është nisur kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Share With:
Translate »
889 Views