Dhëmbët e ndarë të fëmijëve, ç’duhet të dini

Hapësirat ndërmjet dhëmbëve të fëmijët, posaçërisht atyre të përparmë, janë një hall i madh për shumë prindër. Kjo rrallësi ndërmjet dhëmbëve mund të ndikojë në simetrinë e fytyrës, estetikën, të folurit, sjelljen sociale dhe fleksionin e duhur. Shumë faktorë mund t’i shkaktojnë këto rrallësi (diastema). Çelësi i përmirësimit të diastemës qëndron në të kuptuarit e këtyre faktorëve favorizues.

Diastema e mesit – diastema mediana është një hapësirë ndërmjet incizivëve qendrorë të sipërm. Kjo diastemë është e zakonshme të fëmijët si pjesë e zhvillimit normal dental. Diastemat janë të pranishme në 97% të e gjithë mosha pesëvjeçare. Të fëmijët e moshës 6 deri 8 vjeçare ato janë të pranishme në 50% të rasteve. Mirëpo, të moshat më të mëdha diastemat janë më të rralla, sepse shumica e këtyre hapësirave mbyllet në mënyrë natyrale.

Shkaktarët e mundshëm të diastemës të fëmijët:
Diastemat janë normale gjatë rritjes dhe zhvillimit dental të fëmijës! Arsye për këtë është se rreth moshës 8 vjeçare, incizivët lateral të pa dalur fillojnë të shtyjnë rrënjët e incizivëve qendrorë-tashmë të dalë gjë që shkakton formimin e hapësirës ndërmjet incizivëve qendrorë. Por më vonë, rreth moshës 12 vjeçare, kur fillon dalja e dhëmbit të sipërm të syrit- kaninit- ndikon në mbylljen e diastemës ndërmjet incizivëve.

Incizivët lateralë të vegjël
Në këto rastë kjo bën që incizivët qendrorë të largohen njëri nga tjetri duke dhënë  hapësirë ndërmjet dhëmbëve të përparmë.

Kafshimi i thellë
Kjo është një situatë kur dhëmbët e përparmë të sipërm mbulojnë së tepërmi ata të poshtmit. Gjatë këtij kafshimi dhëmbët e sipërm shtyhen përpara dhe krijohen hapësirat ndërmjet tyre.

Shprehitë e këqija
Kafshimi i buzës së poshtme mund t’i protrudojë dhëmbët e sipërm. Tonusi i dobët i muskulaturës së buzëve mund të shkaktojë protruzionin e dhëmbëve të përparmë.

Vendosja e gabuar e gjuhës – vendosja e saj përpara ndërmjet dhëmbëve të përparmë (interponimi i gjuhës) – mund të ndikojë në pozitën e incizivëve.

Çrregullimi i baraspeshës së muskulaturës
Gjuha mund t’i shtyjë incizivët përpara në rast të anomalisë së lindur të gjuhës së madhe — makroglosia.

Çrregullimet hormonale
Një çrregullim endokrin, siç është akromegalia, shkakton rritjen e tepërt të nofullave, por dhëmbët janë me madhësi normale, gjë që sjell në formimin e diastemave.

Pengesat fizike
Dhëmbët e mbinumërt, siç është meziodensi, pengojnë afrimin e incizivëve qendrorë në pozitë normale. Në rastë të tjera cistat mund të formohen ndërmjet dhëmbëve po ashtu duke penguar pozitën normale të incizivëve. Nganjëherë, indet e tepërta ndërmjet dhëmbëve, siç është frenulumi i buzës së sipërme, pengojnë incizivët qendrorë të takohen.

Share With:
Translate »
1171 Views