A është normale që fëmija im të prekë organin e tij gjenital?

Po! Kjo mund të ndodhë në çdo moshë, por ajo mund të fillojë herët që  4 deri në 6 muajsh, kohë kur foshnjat kanë fituar kontrollin e gjymtyrëve dhe të duarve të tyre dhe fillojnë të eksplorojnë trupin e tyre. Ata do të kapin veshët e tyre, këmbët dhe organet gjenitale – dhe për djemtë fëmijë, penisi është një organ i lehtë për tu arritur dhe një pjesë interesante e trupit për ta prekur.

“Kjo është një formë kurioziteti dhe normale për foshnjet kureshtare,” thotë Bob Sears, një pediatër në San Clemente, Kaliforni, dhe autor i shumë librave.

Eksplorimet e fëmijës suaj mund të jenë të rastit ose mjaft të shpeshta. Të dyja janë normale.

“Gjithashtu është normale për fëmijën tuaj të përjetojnë ndjenja të këndshme” thotë mjeku specialist.

Nga ana tjetër, prekja e organeve gjenitale mund të kënaqë kuriozitetin e fëmijës suaj dhe ky zakon mund të largohet bashkë me foshnjërinë, por mund të rikthehet edhe më vonë në mënyrë rastësore. Ka shumë gjasa që fëmija juaj është duke e fërkuar apo kruajtur organet gjenitale të tij për shkak të një problemi mjekësor. Herë pas here, kjo sjellje mund të sinjalizojë një lloj acarimi të lëkurës apo infeksioni ose një tjetër çështje mjekësore.

Nëse ju nuk jeni të sigurt nëse fëmija juaj është duke eksploruar në mënyrë të pëlqyeshme apo po reagon ndaj një kruarje dhe parehatie, bisedoni me mjekun e tij di nëse dyshoni për këtë të fundit.

Gjithashtu ju mund ta kontrolloni penisin e fëmijës suaj për të parë nëse ka acarime të lëkurës, skuqje, enjtje, apo shenja të tjera.

Nëse jeni dëshmitarë të një sjellje që mund të jetë masturbimi i parë i fëmijës tuaj, si duhet të reagoni? Me qetësi – edhe nëqoftëse kjo ju vë në siklet.

“T’i thuash një fëmije që prekja e organeve gjenitale është e ndyrë, e keqe, apo e gabuar është mënyra më e gabuar nga ju për t’i mësuar atyre mbi trupin e tyre dhe seksualitetin e tyre” thotë mjeku pediatër.

Lëreni fëmijën tuaj të zbulojë trupin e tij pa bërë ndonjë koment.

Ka mënyra të tjera për t’ia tërhequr vëmendjen nga një veprim i tillë. Jepini atij një lodër të parapëlqyer ose argëtojeni me gjëra të tjera në mënyrë që ai të drejtojë vëmendjen e tij diku tjetër.

Kur fëmija juaj është mjaft i madh për të kuptuar, i thoni atij që prekja e organeve gjenitale të tij është një aktivitet privat duke i kërkuar që veprime të tilla t’i bëjë në dhomën e tij apo në banjo. Sqarojeni që nuk është një çështje publike por duhet të presë derisa ai të jetë në shtëpi në mënyrë private.

Mos u shqetësoni nëse fëmija juaj ka nevojë ta kujtoni herë pas here për këtë. Përsëri, kjo është normale.

Shumica e fëmijëve heqin dorë nga eksplorimi i organeve gjenitale në publik rreth moshës shkollore kur e kuptojnë se as fëmijët e tjerë përreth nuk e bëjnë këtë veprim. Konsultohuni me mjekun e fëmijës suaj nëse kjo sjellje vazhdon në publik pas moshës 5 ose 6 vjeç, ose në qoftë se fëmija juaj duket jashtëzakonisht i dhënë pas këtij aktiviteti. Përndryshe, vazhdoni me mesazhin “mirë por private” dhe përpiquni të jeni të vendosur për këtë rregull.

Share With:
Translate »
3073 Views