Dhimbja e kokës, një nga shenjat që gratë nuk duhet të injorojnë pas lindjes

Me gjithë entuzizmin dhe përqëndrimin që sjell ardhja në jetë e foshnjes, egzistojnë edhe disa shqetësime që e karakterizojnë periudhën pas lindjes.

Lodhja, hidhërimi, dhimbja e kokës, ethet, gjakderdhja janë disa prej shenjave shqetësuese që mund t’i përjetoni pas lindjes shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë është normale që të ndodhin ndryshime të tilla gjatë kësaj kohe të rikuperimit.

Në rast se përjetoni ndonjërën nga simptomat e mëposhtme, rekomandohet të kontaktoni mjekun tuaj:

-Dhimbje koke, marramendje: mund të jetë shenjë e preeklampsisë pas lindjes;

-Ethet: mund të jenë si pasojë e endometritit, një inflamacion në rreshtimin e mitrës i cili shkaktohet nga infeksionet;

-Vështirësi gjatë urinimit: mund të jetë si pasojë e infeksioneve urinare;

-Dhimbje në gjoks: çdo dhimbje që ndodh jashtë zonës së barkut tuaj mund të jetë shenjë e mpiksjes së gjakut;

-Gulçim: problemet me frymëmarrjen mund të jenë simptomë e një embolie pulmonare të shkaktuar nga mpiksja e gjakut;

-Të vjellat: mund të shkaktohen nga ndryshimet hormonale.

Share With:
Translate »
31 Views