Dhimbjet në shpinë që tregojnë se jeni afër lindjes

Shtatzënia është një ndër shkaktarët kryesorë të dhembjeve në shpinë.

Gjatë periudhës nëntë mujore, boshti kurrizor duhet patjetër të përshtatet në mënyrë që të përballojë peshën e mitrës dhe bebes.

Dhimbjet shfaqen kur mitra e rritur ndryshon qendrën e gravitacionit dhe në të njëjtën kohë bart peshën më të madhe në shpinë dhe ju kërruseni.

Ekzistojnë dy lloje dhimbjesh në shpinë gjatë shtatzënisë. Lloji i parë është dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, por që mund të shfaqet në cilindo moment të shtatzënisë edhe pse te shumica e femrave simptomat e para shfaqen në javën e 18-të shtatzënisë dhe bëhen më intensive me avancimin e shtatzënisë.

Duhet theksuar se si kjo dhembje zakonisht tërhiqet spontanisht tre muaj pas lindjes, mirëpo në disa raste bëhet kronike.

Lloji tjetër i dhembjeve është dhembja në komblik e cila shtohet me afrimin e lindjes, posaçërisht nga java e 36-të deri në të 38-n e shtatzënisë, kur bebja fillon të lëshohet në komblik.

Dhembjet në komblik gjatë shtatzënisë mund të përhapen në vithe dhe në pjesën e poshtme dhe të epërme të komblikut, por mund të shfaqen edhe në formën e shtangimit në mëngjes.

Share With:
Translate »
788 Views