Dhjetë arsyet pse një fëmijë nuk duhet të përfshihet me teknologjinë

Tashmë është mjaft e zakonshme të dëmtohen fëmijët e vegjël, madje edhe foshnjat, me telefona inteligjentë ose tableta.

Ekranet me prekje, ngjyrat dhe lëvizja janë triniteti që ngjall interesin e tyre por ekspertët po japin alarmin për këtë gjendje.

Terapisti profesional, biologu dhe autori Chris Rowan, ka shkruar në Huffington Post, dhjetë arsyet pse teknologjia funksionon negativisht në zhvillimin e foshnjës sonë:

-Teknologjia dëmton zhvillimin e shpejtë të trurit për fëmijët 0 deri në 2 vjeç.

-Teknologjia kufizon lëvizjen, dhe në këtë mënyrë çon në zhvillim fizik të vonuar.

-Përdorimi i televizionit dhe videolojërave shoqërohet me rritjen e obezitetit.

– 75% e fëmijëve që përdorin teknologjinë në dhomën e tyre, kanë gjumë të pamjaftueshëm.

– Abuzimi me teknologjinë është një faktor në depresionin, ankthin dhe sëmundjet e tjera mendore të fëmijëve.

-Imazhet e dhunshme mund të çojnë në rritjen e agresivitetit tek fëmija.

-“Dementia dixhitale”: media dixhitale mund të çojë në ulje të përqendrimit dhe kujtesës.

– 10% e fëmijëve të moshës 8-18 vjeç janë të varur nga teknologjia.

-Në maj 2011, Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikoi telefonat celularë dhe pajisjet e tjera pa tela si rrezik 2B (d.m.th. ndoshta kancerogjen) për shkak të rrezatimit që ato lëshojnë.

-Mënyra se si rriten dhe edukohen fëmijët përmes teknologjisë nuk është e qëndrueshme./

Share With:
Translate »
37 Views