Dhuna në familje, flet nëna e Ermal Metës: Keni futur në zjarr dy familje

Fitorja e Ermal Metës në Sanremo 2018 na gëzoi të gjithëve, por deklarata e kantautorit shqiptar pas fitores, hapi një debat të madh.

Duke ju referuar fëmijërisë së tij, Meta u shpreh se kur këndoi për herë të parë refrenin e këngës “Non mi avete fatto niente”, i vinte për të kënduar ndryshe këngën; “Bastard nuk më ke bërë asgjë”.

Kjo deklaratë e Metës, u mor si një mesazh për babain e tij. Fituesi i festivalit të 68-të të Sanremos, së bashku me Fabrizio Moro-n, e ka realizuar këtë këngë kundër terrorizmit, për këtë arsye ai reagoi në shqip përmes një statusi në Facebook, ku u shpreh se nuk kishte përmendur në asnjë vend babain e tij.

E kontaktuar nga emisioni “Jo vetëm modë” e ëma e Ermalit, Mira Borava është shprehur se është e indinjuar nga mediat shqiptare, lidhur me lajmet që kanë qarkulluar për Ermalin dhe babain e tij.

“Gazetat Shqiptare të mbajnë një përgjegjësi të madhe për fantazitë që përdorin dhe ne jemi shumë të prekur nga kjo gjë në vend të jemi të lumtur. Edhe i ati i Ermalit do gëzonte ndryshe po të mos shkruheshin të gjitha budallallëqet që janë shkruar. Duhet të mendoni që sot që Ermali është 36 vjeç, domethënë burrë, ai s’ka nevojë të flasë për gjëra të tilla. Keni futur në zjarr dhe keni ngritur mure midis dy familjeve normale që bëjnë një jetë tepër normale. Fati e donte të ndaheshim dhe çdonjëri nga ne ka familjen e tij. Mendoni se sa të lënduar janë fëmijët e tij sot që nuk hyjnë fare në këtë çështje, që ne nuk kemi ftuar njeri të na e zgjidhë. Jam shumë e indinjuar nga gazetarët shqiptarë pasi një fitore e tillë që nuk është vetëm e Ermalit është kthyer në një polemikë për babanë e dhunshëm. Gjërat para se të thuhen duhet të mendohen mirë dhe të jenë të përgjegjshme. Ermali nuk ka folur asnjëherë për dhunë pasi e para nuk flet për gjëra personale, e dyta nuk flet për persona që nuk janë prezent. Edukata e tij nuk ia lejon dhe ju ma merr mendja e keni konstatuar këtë”,-është shprehur mamaja e Ermal Metës.

Share With:
Translate »
799 Views