19-vjeçari zbulon se kush e urdhëroi të kryente masakrën me 17 viktima në Florida

Sipas shtypit amerikan, Nikola Cruz, i cili vrau 17 persona në një shkollë në Florida, ka qëlluar me armë zjarri për shkak të “demonëve”. Sipas BBC, mësohet se i riu u ka thënë investiguesve se ka “dëgjuar zëra në kokën e tij që e kanë udhëzuar për të çuar deri në fund masakrën”.

Ai thotë se mbërriti në kampus me anë të një taksie Uber me një çantë dhe qese të zezë në të cilën kishte futur shumë karikatorë. Më pas ka filluar të qëllojë. Pas masakrës, 19-vjeçari ka braktisur municionet dhe armën gjysëmautomatike AR-15 dhe është larguar nga skena e krimit.

FBI ka lajmëruar se nuk ka ndjekur siç duhet një paralajmërim të shkollës së Floridas se i dyshuari Nikolas Cruz mund të kryente një sulm me armë zjarri.

Muajin e kaluar, një person i afërt me 19-vjeçarin kontaktoi me agjencinë e zbatimit të ligjit për të paralajmëruar “faktin se ai mund të kryente një sulm në shkollë” shkruan BBC. Por protokollet nuk janë ndjekur si duhet dhe ky informacion nuk ka kaluar si ankesë, raporton FBI.

Nikollas Kruz, 19-vjeçar, ka pohuar se ka shtënë mbi nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit, nga ku e kishin përjashtuar për shkak të sjelljeve të dhunshme.

Share With:
Translate »
859 Views