Dhuratën më të bukur për ditëlindje, Lumi B e mori nga i biri

Ditën e djeshme reperi i njohur Lumi B ka festuar ditëlindjen. Ndërkohë që në rrjete sociale pamë se e uruan shumë fansa, kolegë e miq të mirë, një person mund të themi sa ia ka zbuluruar më shumë ditën. Surprizën më të bukur Lumit ia ka bërë djali i tij, Blini. Besojmë se shumë nga ju e njohin vogëlushin i cili është një ndër fansat më të mëdhenj të babait të tij dhe Ledrit pasi shpeshherë e shohim të repojë këngët e tyre. Blini ka menduar që ta urojë ndryshe nga të tjerët këtë vit të atin, duke mbledhur bashkë shokët e kopshtit dhe duke i kënduar të gjithë këngën e ditëlindjes. Në një video që vetë Lumi ka publikuar shfaqet djali i tij i rrethuar nga shokët duke kënduar të gjithë bashkë. Ndonjëherë surpriza të tilla të vogla por me një dashuri të madhe, sidomos kur vijnë nga fëmijët janë momente që të falin emocione të mëdha. “Dhurata më e mirë për ditëlindje. Blini me shokët dhe shoqet.”,- shkruan reperi në Instagram

Share With:
Translate »
850 Views