Diabeti gestacional, një nga komplikimet që mund të zhvilloni në tremujorin e fundit të shtatzënisë

Java e 28-të dhe 40-të e shtatzënisë cilësohet si tremujori i tretë i shtatzënisë suaj. Kjo periudhë, ndonëse është emocionuese, mund të shoqërohet edhe me disa komplikime.

Diabeti gestacional konsiderohet si një ndër komplikimet e shtatzënisë gjatë tremujorit të fundit shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Deri në 9.2 për qind e grave shtatzëna në Shtetet e Bashkuara përjetojnë diabet gestacional.

Diabeti gestacional ndodh si rezultat i ndryshimeve hormonale të shtatzënisë. Këto të fundit e vështirësojnë më shumë punën e insulinës në trupin tuaj.

Kur insulina nuk mund të zhvillojë aktivitetin e saj mund të arrihet deri në nivele anormale të larta të glukozës.

Shumë gra shtatzëna nuk zhvillojnë simptoma të diabetit gestacional. Ndonëse nuk është e rrezikshme për shëndetin e gruas shtatzënë, ajo mund të paraqes komplikime në shëndetin e fetusit.

Makrosomia mund të jetë si rezultat i diabet gestacional.

Në rast se, gjendja juaj shëndetësore përcillet qysh herët, gjasat për zhvillim të makrosomisë janë më të ulëta.

Por, mos u brengosni. Diabeti gestacional mund të trajtohet përmes dietave, ndryshimeve në stilin e jetës dhe medikamenteve të rekomanduara nga mjeku juaj.

Poashtu, edhe aktivitetet fizike luajnë rol të rëndësishëm.

Fatmirësisht, diabeti gestacional largohet pas lindjes, mirëpo rreziku për zhvillimin e diabetit gestacional në shtatzëninë pasardhëse mund të jetë e mundur.

Share With:
Translate »
191 Views