Diare tërshëre apo diare mendore? Debati për tërshërën ose “nami shqiptar”

Nje debat i pazakonte, i karakterizuar nga verberia, qe tregon se ne kete vend hapesirat mediatike per te folur dhe shkruar u jepen personave qe nuk kane asnje lloj shkence me vete…. Debatin per tersheren le ta quajme me mire ‘nami shqiptar’, sepse ne te vertete ky ka fatin te jete nje nga ushqimet e pakontestuara per te rritur dhe femije ne nivel nderkombetar. Asnjë nga akuzat që e bënë tërshërën ‘ushqim të pangrënshëm, të patretshëm, diarreik, ushqim bosh, ushqim për kuaj (jo për njerëz), ushqim qe do t’i bëjë fëmijët nën peshë, karkaleca…etj, asgjë nga këto nuk ekziston. Nuk ekziston asnje studim apo shqetesim i ngritur nga eksperte nderkombetare apo institucione shëndetësore, që të përligjte ‘shqetësimin’ e mjekëve apo dietologëve të këtushëm. …E pas gjithe ketij skandali, faktet qe do te nxjerrim dhe botimet do te bejne qe tershera te dale me e forte se c’ka qene ndonjehere. Konsumatoret do te shtohen si asnjehere. Une e para do te heq ose rralloj orizin dhe makaronat dhe do ta fut tersheren rregullisht ne mengjes ose ne darke. Sepse ndonese e kisha ditur qe eshte nje ushqim i mire, nuk e paskam ditur se qenka edhe me i mire nga sa dija. *** Që një dietë kopshti të debatohej kaq shumë, sepse ka një risi si tërshëra, nuk do të ma merrte mendja. Që tërshërën do ta rrotullonin nga të tëra anët, si e si t’i gjenin ‘cene në biografi’ dhe ta nxirrnin armike të popullit, e posaçësisht armike të fëmijëve, këtë akoma edhe më pak do të ma priste mendja. Por që ndjenja e xhelozisë brenda llojit apo profesionit të çonte deri në shpifje e trillime për një nga të shumtat ushqime të cmuara të tokës, dhe për më tepër nga një person që mban gradat professor dhe doktor (PHD, MD), kjo ishte jashtë çdo imagjinate. Në të vërtetë, është hera te konstatoj, që në një debat i cili lyp argument shkencor, një person me titull akademik të shkruajë apo të flasë për publikun si ‘e jëma e Zeqos në majë të thanës’, pa shfletuar asgjë nga literatura shkencore. Ndoshta disa nga ju e kanë ndjekur Albana Dakën, mjeke laboratori-nutricioniste. “E shqetësuar edhe ajo për tërshërën” ka shkruar diçka, por i mungonte gjithçka për t’i vënë bazë dhe për ta bërë të besueshme. Titulli profesor nuk të bën të besueshme, në një vend ku titujt përgjithësisht nuk janë të besueshëm, dhe sidomos kur për një temë të nxehtë, në vend të një studimi të pjekur me laps në dorë mbi shqyrtimin e studimeve dhe referencave, sjell një paçavure manipulative për mediat dhe opinionin publik. Do ta marr ngadalë, ta kuptojë i madh dhe i vogël dhe të mos jetë më i manipuluar. Ja se ç’thotë doktoreshë Daka: “Ushqimi më i kontestuar i kësaj menuje nga ana e prinderve (dhe jo me kot !) është : TËRSHËRA. E trumbetuar fort si një ushqim fantastik , me një profil nutricional të lartë, a është e vërtetë e tillë? Arsyet Pro përdorimit të tërshërës: Është e pasur me vitamina dhe minerale (mangan, fosfor, hekur, magnez, zink, vitamine B1…) Përmban sasi të konsiderueshme fibrash (rreth 11 gr për 100 gr-tre herë më shumë se çdo drith tjetër ) c’ka ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, rritjes së kolesterolit dhe shfaqjes së diabetit. Jep ndjesi ngopjeje dhe si e tillë konsiderohet ushqim i përshtatshëm për dieta dobësimi. Por duke u kthyer në debatin aktual del se dhe dy nga pikat e listuara si pozitive në fakt nuk vlejnë si të tilla në rastin e fëmijëve dhe madje konsiderohen kundër pikërisht për këto arsye: Pika 3: Përmbajtja e lartë e fibrave nuk është e rekomanduar tek fëmijët e vegjel të cilët kanë lëvizshmëri të shtuar të zorrës ( motilitet të shtuar intestinal) dhe sasi modeste të mikroflores intestinale çka çon në episode të shpeshta të diarresë . Sipas OBSH, infeksionet respiratore akute (IRA) dhe diarrhea janë ndër shkaqët kryesorë të sëmundshmerisë dhe vdekshmërisë feminore nën 5 vjeç.” OPONENCA JONE Ta nisim me fibrat, meqenëse fibrat janë një nga aspektet më të rëndësishme të tërshërës. Eshtë e vërtetë që ka 11 gr fibra në 100 gr tërshërë. 4 gr janë fibrat e tretshme beta-glukan, ato që bymehen kur tërshëra futet në ujë. Ndërkohë, sipas të dhënave të USDA, 100 gr grurë ka 10 gr fibra, sa per krahasim. Sasia është gati e njëjtë, ndryshimin do ta shpjegojmë më vonë. Doktoresha nutricioniste thotë që përmbajtja e lartë e fibrave nuk është e rekomanduar tek fëmijët e vegjël. Pse? Si? Sa? Ajo nuk na thotë se për sa fibra kanë nevojë fëmijët dhe si e llogariti, që fibrat e tërshërës së mëngjesit të kopshteve të Tiranës, qenkan të tepërta për fëmijët. A e di ajo, se sa fibra janë duke marrë fëmijët, nga 3 lugë gjelle tërshërë që u shërbehet në kopsht? Le ta mësojë.1 lugë gjelle e mbushur rrafsh përmban 5.63 gramë tërshërë, e mbushur me majë përmban 10 gr. Merrni peshoren e kuzhinës, nëse doni provë personale. Sipas Fondacionit Mateljan, në 0.25 apo çerek kupe ka 39 gramë tërshërë ku gjenden 4.13 gr fibra (përputhet me USDA). Rrjedhimit, në 2-3 lugë gjelle tërshërë që marrin fëmijët e kopshteve të Tiranës, gjenden rreth 2-3 gramë fibra. Shumë? Ja të shohim analizën e mëtejshme, duke krahasuar fibrat që fëmijët marrin nga ushqimet e tjera.1 patate e ëmbël e pjekur e mesme (3.8 gramë fibra) ½ filxhan (118 ml) bizele të gatuara (4.4 gramë) 1 dardhë e mesme me lëkurë (5.5 gramë) ½ filxhan (118 ml) mjedra (4 gramë) 1 patate e pjekur e mesme me lëkurë (3 gramë) 1/3 filxhan (79 ml) drithëra me krunde (9.1 gramë) 30 gramë bajame (3.5 gramë) 1 mollë e vogël me lëkurë (3.6 gramë) ¼ filxhan (59 mililitra) fiq të thatë (3,7 gramë) 1 portokall i mesëm (3,1 gramë) 1 banane e mesme (3,1 gramë) Por për sa fibra kanë nevojë fëmijët, meqenëse duhet të hyjmë në detaje të tilla, që shqetësojnë një komunitet prindërish? Sipas një fondacioni për edukimin e fëmijëve (The Nemours Foundation), fëmijët (1-3 vjeç) duhet të marrin 19 gramë fibra çdo ditë. Fëmijët 4-8 vjeç duhet të marrin 25 gramë në ditë. Vajzat (9-13 vjece) dhe vajzat adoleshente (14-18) duhet të marrin 26 gramë fibra në ditë. Djemtë (9-13 vjeç) duhet të marrin 31 gram dhe djemtë adoleshentë (14-18 vjeç) duhet të marrin 38 gramë në ditë. Në faqen e tij, fondacioni jep rekomandime se si mund të merren sasitë e fibrave dhe në krye të listës është një racion tërshëre për mëngjes që jep 3 gr fibra. “Një burim i mirë i fibrave është ai që siguron 2,5-4,9 gramë për vakt”, thuhet në të, “ndërsa mbi 5 gr fibra konsiderohet një burim i pasur fibrash”. Fëmijët në kopshtet e Tiranës marrin një vakt mëngjesi të shkëlqyer në fibra, duke shtuar këtu edhe fibrat e mollës ose bananes (100 gr mollë ka 2.4 gr fibra, 100 gr banana ka 2.6 gr fibra). Ndërkohë sipas një studimi nga Akademia e Oksfordit, nevojat për fibra janë:Djemtë 2–5 vjec 11.3 gr Djemtë 6–11 vjeç 13.7 gr Djemtë 12–19 vjeç 14.9 gr Vajzat 2–5 vjeç 10.5 gr Vajzat 6–11 vjeç 12.0 gr Vajzat 12–19 vjeç 13.3 gr. Të dhënat nga Akademia e Oksfordit, janë botuar në ‘Advances in Nutrition’, një studim mbi ndikimin që kanë fibrat dietike në kapsllëkun, obezitetin dhe diabetin tek fëmijët. Duke shqyrtuar statistikat nga disa vende të botës, studimi në fjalë tregon se 9 në 10 fëmijë nuk marrin sasinë e nevojshme të fibrave, nuk plotësojnë rekomandimet e Institutit të Mjekësisë IOM. Fëmijët dhe adoleshentët konsumojnë afërsisht gjysmën e rekomandimit aktual të marrjes së DR. Për shkak të dietës së varfër në fibra, 10% e fëmijëve vuajnë nga kapsllëku kronik dhe 1/3 janë herë pas here. Edhe pse studimi nuk tregon se cilat lloje të fibrave kanë më tepër ndikim pasi janë shumëllojesh (si celuloza, pektina, inulina, βeta-glukan, fibrat e tjera që përmbajnë krundet e tërshërës, grurit, elbit etj. , rekomamdimi është i qartë: Marrja e fibrave dietike tek fëmijët dhe rritja e konsumit të fibrave është opsioni i parë i trajtimit të kapsllëkut kronik tek fëmijët. ‘Gjithashtu, obeziteti i fëmijërisë dhe marrëdhënia e tij me obezitetin që vijon në moshën e rritur është një kërcënim për shëndetin publik dhe mirëqenien e kombit’. Autorët tregojnë më tej, se megjithëse drithërat e mëngjesit shpesh referohen si një burim kryesor i fibrave ushqyese në dietat e fëmijëve, të dhënat e konsumit të mbledhura midis viteve 1999 dhe 2006 tregojnë se fëmijët që konsumojnë drithëra mëngjesi, konsumojnë vetëm 1 g fibra më shumë se fëmijët dhe adoleshentët që hanë ushqime të tjera mëngjesore. AAP vazhdon të rekomandojë një dietë të ekuilibruar që përfshin kokrra, fruta dhe perime, të cilat shoqërohen me marrjen e fibrave më të larta. Prindërit, kujdestarët dhe shkollat duhet të rrisin në mënyrë dramatike sasinë e ushqimeve të dendura në fibra që u ofrohen fëmijëve, që t’u mundësojnë atyre të konsumojnë fibra në një nivel që i plotëson rekomandimet.” Pra, sikurse bëhet e qartë, fëmijët kanë nevojë për një dietë të pasur në fibra, dhe jo të kufizuar në fibra, sikurse deklaron nutricionistja me titullin profesore. Megjithëse nuk ka një konsensus të plotë mes institucioneve për sasinë e fibrave që duhet të marrin fëmijët, të gjithë takohen në një pikë: Fëmijët marrin shumë- pak fibra dhe kanë nevojë për një dietë të pasur në drithëra të plota, fruta dhe perime. Komiteti për Udhëzimet Ushqimore Amerikë (DGAC) në një përmbledhje të Bibliotekës së të Drejtave të Ushqyerjes (NEL) mbi probiotikët, prebiotikët dhe shëndetin, sugjeron se duhet të konsumohen ushqime të larta në fibra prebiotikë (si drithëra, qepë, hudhër) si dhe ushqime të larta në probiotikë (kos). “Karakteristikat si tretshmëria, fermentimi dhe viskoziteti janë përcaktues të rëndësishëm të efektit që fibra do të ketë në trup”. Dhe siç do ta shohim më poshtë, të tëra këto cilësi i kanë fibrat e tërshërës. Këtu rrëzuam pretendimin e parë të mjekes Albana Daka. E kundërta e asaj që ajo thotë është e vërtetë: FËMIJËT KANË NEVOJË PËR USHQIME ME PËRMBAJTJE TË LARTË FIBRASH. GJITHASHTU TERSHERA NUK JEP MBINGARKESE NE FIBRA, PASI ESHTE E KRAHASUESHME NE SASI FIRBASH, ME SHUME USHQIME TE TJERA TE FRESKETA. NDRYSHIMIN E MADH TEK TERSHERA E BEN CILESIA E FIBRAVE, LLOJI I TYRE. Më tej, doktoresha thotë se fëmijëve nuk u bën mirë tërshëra sepse sipas saj, fëmijët kanë motilitet të shtuar intestinal (lëvizje të shpeshtë të zorrëve) dhe sasi modeste të mikroflorës intestinale çka çon në episode të shpeshta të diarresë . Sipas OBSH, infeksionet respiratore akute (IRA) dhe diarrhea janë ndër shkaqët kryesorë të sëmundshmerisë dhe vdekshmërisë feminore nën 5 vjeç”, thotë mjekja. Së pari, doktoresha duhet të dallojë dy fenomene: stilin e ushqyerjes nga ndotja ushqimore. E para është provuar që shkakton kapsllëk tek fëmijët dhe jo diarre. Tepër rrallë mund të ndodhë nga ushqimi, nga fibrat e llojit laksativ qe nuk jane lloji i fibrave te tersheres, diçka e tillë. Dhe mund të ndodhë në një fëmijë që rri gjithë ditën majë pemës, duke ngrënë fiq e kumbulla ‘sa t’i dhembë barku’. Ai në këtë rast do të ketë një lëvizje të shpeshtë të zorrëve, por të parrezikshme. MIKROBIOTA E ZORREVE TE FEMIJEVE Kalojmë tek flora intestinale, mikrobiota e zorrëve ose të themi bota e gjithë llojeve të mikroorganizmave që jetojnë aty. Fakti që doktoresha i përmend, tregon se ajo bën një lidhje mes fibrave dhe ndikimit të tyre në florën e zorrëve apo mikrobiomën. Vetëm se lidhja që ajo bën, është e gabuar. Ajo mendon se nëse në zorrët e fëmijëve ka një diversitet më të vogël të mikrobiomës, atëherë fibrat do të bëjnë keq ose femija nuk i tret dot. Duke imituar keshtu deklaratat e nje natyropati A.GJ. sipas te cilit “tersheren zjeje sa te duash, beji c’te duash, ate nuk e tret asgje, nuk e tretin as bakteret e zorreve”…. Në të vërtetë, studime të mëdha kanë treguar se fibrat janë ushqimi i mikrobeve të zorrëve (mikrobet janë shumëlloj bakteresh, kërpudhash, kandida, viruse e që janë përditë në luftë për ushqimin). Por cilat lloje mikrobesh ushqejnë fibrat në zorrë? Sipas studimeve te shumta, ushqejne disa nga llojet që e bëjnë më të shëndetshme mikrobiomën e zorrëve. Deri tani, studiuesit kanë përkrahur konsumimin e më shumë probiotikëve, baktereve të gjalla të dobishme, për të përmirësuar komunitetet mikrobike në zorrën tonë, por kërkimet gjithnjë e më shumë mbështetin idenë, se qasja më e fuqishme mund të jetë ushqimi i baktereve të mira që kemi. Ushqimi i tyre i zgjedhur janë FIBRAT. Studime të fuqishme tregojnë se shtimi i më shumë fibrave në tryezë mund të shkaktojë një ndryshim nga një profil mikrobial i lidhur me obezitetin, në një profil mikrobial të një personi me peshë normale. Një tjetër studim i kohëve të fundit tregon se kur mikrobet janë të uritura për fibra, ata mund të fillojnë të ushqehen me mukozën mbrojtëse të zorrëve, duke shkaktuar inflamacion dhe sëmundje. Studimi i botuar në gazetën ‘Gut’, tregoi një lidhje midis baktereve që hynin në shtresën e mukozës së zorrëve dhe kolitit ulcerativ. Studiuesit thonë se, edhe duke ngrënë ushqime të gjalla çdo ditë nuk është e mjaftueshme dhe se duhet të hamë çdo ditë ushqime me fibra të larta për të mbajtur një zorrë të shëndetshme. “Ushqimi është një nga mjetet më të fuqishme që kemi për ndryshimin e mikrobiotës”, tha Justin Sonnenburg, një biolog në Universitetin e Stanfordit. Mikrobet në zorrë i fermentojnë fibrat, sidomos ato si beta-glukan që gjenden në tërshërë dhe që janë një ushqim i shkëlqyer për to. Dhe ndërsa i fermetojnë, prodhojnë edhe acide yndyrore me zinxhir të shkurtër, gjë që studimet kanë treguar se kanë lidhje me funksionin e përmirësuar imunitar, uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen nga obeziteti. Nga ana tjetër, mikrobioma e fëmijëve nuk është modeste në krahasim me mikrobiomën e të rriturve, sikurse deklaronn doktoresha nutricioniste. Aty nga mosha 6 muajsh, kur fillon futja e ushqimeve solide në dietën e foshnjës, mikrobioma ose mikrobiota fillon të zhvendoset nga një mjedis i thjeshtë, i mbushur me baktere që thithin sheqerin e qumështit, në një tjetër më të larmishëm, me lloje bakteresh që prishin sheqernat kompleksë. Që nga momenti që fëmijët hanë të gjitha ushqimet që hanë edhe të rriturit, mikroflora e tyre pasurohet dhe nga mosha 3-5 vjeç stabilizohet dhe bëhet e barabartë me mikroflorën e të rriturit. Dhe siç e shpjeguam më lart, fibrat e tërshërës vetëm se do ta bënin më të shëndetshme e te larmishme mikroflorën e zorrëve të fëmijëve. Lidhja mes fibrave beta-glukan, me bakteret e mira dhe specifikisht me laktobacilet eshte provuar edhe në një studim të ‘Food Research Centre’, County Cork, Irland. Një tjetër studim kinez, botuar në Food Science and Biotechnology, qershor 2014, tregon se fibrat e tërshërës luajnë rol të rëndësishëm në metabolizmin e lipideve në traktin gastro-intestinal. Rregullojnë kohën e zbrazjes së stomakut, normën e tranzitit gastrointestinal, aktivitetet e enzimave digjestive të zorrëve, nivelet e kolecistokininës së plazmës (CCK) etj. Duke folur për fibrat beta-glukan, ne jemi duke folur për një nga avantazhet më të mëdha të tërshërës, sepse beta-glukan është prebiotik (jo të gjitha fibrat janë prebiotikë, edhe pse të gjithë prebiotikët janë fibra). Prebiotikë janë quajtur fibrat që i rezistojnë aciditetit gastrik, hidrolizës nga enzimat dhe thithjes në traktin e sipërm gastrointestinal. Prebiotikët fermentohen nga mikroflora e zorrëve dhe stimulojnë rritjen dhe aktivitetin e baktereve të mira të zorrëve, të atyre që janë të lidhura me shëndetin dhe mirëqenien. Prebiotikët gjenden natyrshëm në ushqime të tilla si presh, asparagus, çikore, artiçoka e Jeruzalemit, hudhra, qepa, gruri, tërshëra dhe soja. Ndërsa disa prej prebiotikëve të quajtur inulin janë karbohidrate që dëmtojnë tolerancën gastrointestinale, sidomos kur konsumohen në sasi të mëdha, fibrat e tjera prebiotike (p.sh. dekstrin e grurit, fibrat e tersheres) shfaqin tolerancë të lartë gastrointestinale. FIBRAT BETA GLUKAN PARANDALOJNE SHFAQJEN E ALERGJIVE DHE ASTMES TEK FEMIJET Marrja e prebiotikëve sipas studimeve të derisotme, ul prevalencën dhe kohëzgjatjen e diarresë infektive dhe diarrese antibiotike; ul inflamacionin dhe simptomat e lidhura me sëmundjen inflamatore të zorrëve; rrit përthithshmërinë dhe marrjen e mineraleve, duke përfshirë kalcium, magnez dhe ndoshta hekur (ndryshe nga ç‘mendon doktoresha, se fibrat do të pengonin thithjen e ushqyesve). Tek pjesa e diarresë do të rikthehemi më poshtë. Fibrat beta-glukan për të cilat shquhet tërshëra dhe një grup i vogël ushqimesh si disa lloj kërpudhash kineze (shiatike, maitake) bëjnë shumë më shumë se sa kishim menduar, për të ruajtur dhe përmirësuar shëndetin e fëmijëve. Një studim i Sanatoriumit Edel në Republikën e Cekisë tregon se si beta-glukan rrit imuntetin e mukozave në fëmijët me probleme kronike respiratore, si infeksion të traktit respirator (ftohje),astmë, alergji etj. Studiuesit treguan se fibrat b-glukan modifikojnë përgjigjen biologjike, rimodulojnë sistemin imunitar dhe i bëjnë më pak të prekshëm fëmijët ndaj këtyre problemeve shëndetësore. Një tjetër studim tregon se futja hershëm e tërshërës dhe e një sasie peshku do të zvogëlojë mundësinë për alergji të fëmijëve në vitet e mëpasme. A KANË NEVOJË FËMIJËT TË DOBËSOHEN? Po, femijet si dhe te rriturit kane nevoje te dobesohen. Shume femije jane mbipeshe, disa jane para-diabetike dhe kane tension te larte gjaku. Qe ne vitet e para te jetes nis arteroskleroza, pasi eshte nje proces i gjate dhe nuk shfaqet papritur sikur ka mbire nga dheu. Ajo zhvillohet dhe perparon pergjate 30-50 viteve. Gjithe organizmat nderkombetare po i meshojne kesaj situate. Mund të njiheni për më gjerë me studimin “Origin of atherosclerosis in childhood and adolescence” botuar ne The American Journal of Clinical Nutrition, Volume 72, Issue 5, 1 November 2000. Mirë. Po fëmijët që nuk janë obezë apo mbipeshë, a do t’i dobësonte tërshëra për keq? Jo dhe jo. Sepse tërshëra ul trigliceridet kur janë të larta. Por nëse problemi nuk ekziston, tërshëra ruan peshën e rregullt trupore. Dr. Oz, kirurgu i famshëm kardiovaskular i ka kushtuar fenomenit obezitet tek femijet dhe pasojave të tij, një vëmendje të veçantë. Ai personalisht e ka deklaruar tersheren si nje nga 10 ushqimet e tij te preferuara. Dr. Oz eshte mjaft elegant, megjithate ai konsumon tershere cdo mengjes. Nuk ka frike ai se do t’i varen leckat ne trup?…Jo.Sepse tershera nuk heq ate te i duhet trupi, ajo heq dhjamin e akumuluar ne bark. Ndërkaq, studimet tregojnë se fibrat prebiotike japi ndjenjën e ngopjes, humbjen e mbipeshës dhe parandalojnë trashjen. Pra, siç duhet ta kuptojë çdo njeri dhe jo vetëm doktoresha, fibrat e tërshërës nuk do të dobësojnë më tej një fëmijë të dobët. Asnjë studim nuk ka treguar, se tërshëra kaq e ushqyeshme dhe me nje profil te shkelqyer lipidesh (qe doktoresha nuk e permend se nuk i kupton vleren), do të shkaktonte nënpeshë. Fibrat e tërshërës ulin kolesterolin dhe trigliceridet kur janë të larta, por asnjë studim nuk ka treguar, se do ta ulte këtë në shifra të rrezikshme, nën normalen. Besoj se doktoresha, ashtu siç di që kali ha tërshërë, duhet ta dinte se tërshëra nuk i bën kuajt kockë e lëkurë. Ajo ruan peshën e duhur dhe këtë e ka treguar edhe në studimet për njerëzit. Tek fëmijët me peshë normale, tërshëra do të parandalonte mbipeshën jo vetëm në të sotmen, por si një kulturë të ushqyeri e trashëguar nga fëmijëria, edhe për të ardhmen. DIARREJA Dr. Albana Daka shikon tek tërshëra një ushqim nxitës të diarresë tek fëmijët. Jo vetëm kaq, por e lidh me një kërcënim serioz jetik, teksa shkruan: “Sipas OBSH, infeksionet respiratore akute (IRA) dhe diarrhea janë ndër shkaqet kryesore të sëmundshmerisë dhe vdekshmërisë feminore nën 5 vjeç.” Me këtë, ajo i ka vënë vulën ‘marrëzisë’. Pyetja ime për Albana Dakën është: Cila diarre e shkakton vdekshmërinë tek fëmijët? Diarreja nga tershera? Dhe çfarë parashikon ajo, si masa parandaluese të diarresë; shmangien e ushqimeve të pasura në fibra si tërshëra? Në të vërtetë, jam ‘e magjepsur’ me përgjigjen e mjekes me titull profesore. Znj.Daka, OBSH vertet e ka radhitur diarrene si nje shkak te dyte te vdekshmerise tek femijet nen 5 vjeç (raporti bazohet ne nivel botetor dhe peshen me te mdhe te shifrave e mbajne vendet e pazhvilluara me probleme serioze te kanalizimeve). Por OBSH nuk flet për vdekje nga diarreja prej fibrave, por për diarrenë infektive. Fëmijët, për shkak të mënyrës së ushqyerjes, zakonisht vuajnë nga kapsllëku, ndërsa nga diarreja vuajnë për shkak të kontaminimit bakterial të ushqimit ose ujit, ose reagimeve negative prej shtesave kimike në ushqime të gatshme. Cfarë u rekomandon ti fëmijëve, kur janë me diarre? Populli u jep fëmijëve llapa, llapa orizi ose trahana, sepse ‘mbledhin barkun’. Për të njëjtën arsye si llapaja e orizit, fëmijëve u jepet edhe llapaja e tërshërës. Sepse edhe orizi, edhe tërshëra jane ushqime te buta, kanë fibra të tretshme, që rregullojnë kohën e zbrazjes së zorrëve dhe masën e fekaleve. Gjithashtu, ti si doktoreshë dhe nutricioniste duhet ta dije se është një ushqim mbi gjithë të tjerët, përgjegjës për kapsllëkun e fëmijëve (studime që i ka botuar Molla e Shëndetit) dhe në disa raste, edhe përgjegjës i diarresë: Nuk është tërshëra por qumështi, për shkak se enzimat e tretjes së qumështit pakësohen tek fëmijët pas 2-3 vjetëve të para të jetës dhe vazhdojnë të pakësohen edhe në vitet e tjera, derisa fëmija ka gati të njëjtën vështirësi në tretjen e laktozës dhe të proteinës së tij, kazeinës. Tërshëra nuk jep diarre. Asnjë studim nuk e mbështet ‘frikën’ tuaj që synon të frikësojë prindërit. Përkundrazi: Duke rregulluar mikroflorën bakteriale, e parandalon atë. OBSH nuk rekomandon të hiqni tërshërën apo ushqime të tjera me fibra, për të korrigjuar diarrenë e fëmijëve apo per ta parandaluar, ashtu sic doni te thoni ju. Ja cfarë rekomandon: Shkëpusim nga faqja e saj : “Një pjesë e konsiderueshme e sëmundjes diarreike mund të parandalohet nëpërmjet sanitarizimit të ujit të pijshëm dhe higjienës adekuate. Diarreja është zakonisht një simptomë e një infeksioni në traktin e zorrëve, që mund të shkaktohet nga një shumëllojshmëri organizmash bakteriale, virale dhe parazitare. Infeksioni përhapet nëpërmjet ushqimit të kontaminuar ose ujit të pijshëm, ose nga personi në person si pasojë e higjienës së dobët…”. Diarreja tek fëmijët ka edhe një shkak tjetër, antibiotikët dhe quhet diarre antibiotiku. Ndodh sepse antibiotiket kane shfarosur bakteret e mira te zorreve dhe kane shkaktuar disbiosi. Si në rastin e parë, si në të dytin, fibrat e tërshërës jo vetem nuk do të bëjnë më keq, por do të bëjnë më mirë, duke mbështetur mikrobiomën e zorrëve, bakteret e mira që janë aleatët tanë në luftën ndaj diarresë infektive dhe diarresë antibiotike. Zhdukja e baktereve të dobishme nga antibiotikët është vlerësur si veçanërisht e dëmshme për fëmijët, pasi “ mikrobet që kolonizojnë traktin e zorrëve në 100 ditët e para të jetës ndihmojnë në përcaktimin nëse fëmijët do të zhvillojnë alergji ose astmë, si do të luftojnë kundër infeksioneve dhe sëmundjeve të tjera, dhe nëse do të bëhen obezë”, thotë Marie-Claire Arrieta, As. Prof. në Universitetin Calgary , Kanada. (Shih, ajo mban një titull shkencor më të ulët se yti, megjithatë mund ta përfillësh mendimin e saj!) Unë të këshilloj të ndjekësh studimet në linqet që tregojnë rekomandimet dietike zyrtare për fëmijët me diarre akute. Aty midis të tjerave do të mësosh, se të vegjëlve u jepet ushqim i përshtatshëm për moshën e tyre, duke filluar me ushqime që përmbajnë karbohidrate komplekse, siç janë bukë, patate, oriz, tërshërë, supë patate ose karota. Më tej është edhe lista e ushqimeve që duhen shmangur në rast diarreje, që nuk është qëllimi i këtij shkrimi. Midis rekomandimeve, ke edhe ato te gastro-enterologut Dr. Sassi nga Universiteti i Kalifornise. Universiteti i Miçiganit, në menunë e trajtimit të diarresë së pacientëve me kancer (që siç duhet ta dish, është një nga pasojat e kancerit dhe kimioterapisë), në krye të listës vendos ushqimet e pasura në fibra të tretshme apo ‘ngjitëse’ dhe të parën përmend tërshërën, të dytin orizin, pastaj bananen e me radhë. “Ju duhet të hani ushqime të thjeshta për diarre, veçanërisht në 24 orët e para, thotë Peter Doyle Higgins, MD, PhD, drejtor i programit të sëmundjes së zorrëve në Universitetin e Miçiganit. “Është mirë për të ngrënë ushqime më të trasha, të buta, duke përfshirë bollgur (tërshërë me ujë), banane, oriz të thjeshtë “, thotë ai. Ndërsa ‘National University Children’s Medical Institute’ në këshillat e tij ekskluzivisht për diarrenë tek foshnjat, pavarësisht nga lloji i diarresë, nëse është një çrregullim në traktin tretës nga qumështi (kolikat), diarre nga antibiotikët, apo nga parazitët në ujin e pijshëm të infektuar (si giargia Lamblia) etj. përsëri në listën e ushqimeve të rekomanduara ka drithërat dhe orizin si dhe qullin e tërshërës të specifikuar. Kjo tregon edhe një here, se tërshëra jo vetëm nuk është e lodhshme për tretje nga fëmijët, jo vetëm nuk shkakton diarre, sic pretendon doktoresha, por përkundrazi, rregullon problemet e tretjes edhe tek bebet dhe rekomandohet në raste diarreje. DOKTORESHA DO QUMESHTIN… DOKTORESHA: ‘Kur tershera nuk shoqërohet me ushqime që përmbajnë yndyrë (gjalpë, qumësht etj) vlerat ushqimore të saj bëhen të vështira për t’u absorbuar duke e bërë ushqim “bosh” (në menunë e re të çerdheve ka tërshërë të shtuar me ujë dhe jo qumësht apo kos !) ‘ OPONENCA Ashtu si pas nje termeti, une u zgjova nje dite duke degjuar mediat, portalet sociale dhe pastaj fqinjet e mi te therrisnin nga te kater anet: “Epo c’eshte kjo tershere?! Ne i kemi rritur femijet me pershesh me qumesht. Qumeshti i rrit femijet”. Ne te vertete, une shpresova dhe u gezova para kohe, duke menduar se kishte ndodhur nje reduktim drastik i qumeshtit ne kopshtet e Tiranes. Ne fakt, kishte ndodhur nje ndryshim i lehte, duke e zevendesuar 2 here me kos. E kisha menduar me pas, se sikur dietologia Bombaj te kishte shkurtuar seriozisht apo hequr qumeshtin, do ta kishin cuar ne ‘gijotine’. Kaloj tek faktet dhe argumentat: Informacioni që kam nga edukatoret e kopshteve dhe menuja që zotëroj, është ky: Tërshëra jepet 3 herë në javë, 1 herë me qumësht dhe 2 herë me kos. Megjithatë, unë nuk shoh asgjë shqetësuese në aspektin ushqyes në përgatitjen e tërshërës me ujë. Nuk është e vërtetë, se ushqyesit e tërshërës nuk thithen me ujë. Përkundrazi: Tershera ka vitamina të tretshme në ujë, nuk ka vitamina vajore si A, E, D apo K, që t’i duhej vaji për thithjen e tyre. Këta ushqyes, jo vetëm thithen nga zorra, duke kaluar barrierën gjak-zorrë që është më e lehtë, por arrijnë deri në tru, pra kalojne edhe barrieren gjak-tru qe eshte me e veshtire, duke ndikuar në relaksim, në gjendjen e valëve alfa të trurit, një gjendje qartësie, përqëndrimi dhe aftësie të shtuar për të mësuar dhe mbajtur mend (për fëmijët dhe për pleqtë). Në vitin 1987, Komisioni Gjerman i Monografive deklaroi qe tershera të përdoret si një “barishte nervore”. Komisioni vendosi që ekstrakti i kashtës së tersheres (krundet) është një ilaç efektiv bimor për ankthin dhe stresin. D.m.th. kashtën, tagjinë e kuajve. Sepse pas bluarjes ne mullinj te tersheres, prej saj nxirret jo vetem tershera e perpunuar- bollguri per mengjes, por edhe krundet si dhe fibrat, te cilat veç e veç ose se bashku perfshihen ne terapite shendetesore… Por nëse ti profesoreshe e nutricionit do të gjesh një studim të vetëm, që tërshëra e gatuar me ujë qenka ushqim bosh, hidhu, bëje. Nëse ti gjen një studim të vetëm që të tregojë se me ujë, ushqyesit e tërshërës bëhen të vështirë për absorbim (përthithje), hidhu, bëje. Nëse ti gjen një studim të vetëm, që të tregojë se yndyrnat e qumeshtit e bëjnë të përthithshme tërshërën, hidhu, bëje. Tema e sinergjisë ndërmjet ushqimeve dhe bimëve është interesante, por tjetër gjë është sinergjia dhe tjetër është bioaviabiliteti. Psh. studimet kanë treguar se vitamina C në fruta dhe acidet fenolike tek tërshëra veprojnë në sinergji për të ulur kolesterolin dhe për të mbrojtur enët e gjakut. Domethene qe ka vlere te shtuar kombinimi i tersheres me boronica, molle etj. Por kjo nuk do të thotë se tërshëra ka nevojë për vitaminën C për të qenë e asimilueshme. Ndërsa kombinimi me qumështin, që sipas jush e ben tersheren ushqyese, në fakt rezulton ndryshe nga studimet. (Gjithë linqet e studimeve i keni në fund të artikullit). Një studim i botuar në “International Journal of Food Sciences and Nutrition”, Volume 65, 2014 – Issue 1, tregon se drithërat e mëngjesit të përgatitura me fruta kanë fituar vëmendje të veçantë për shkak të përmbajtjes së tyre polifenolike dhe efekteve promovuese të shëndetit. Në këtë studim, u studiuan efektet e boronicës, miellit të tërshërës, qumështit të plotë ose qumështit të skremuar mbi polifenolet, potencialin antioksidues si dhe përthithshërinë e tyre potenciale. Shtimi i qumështit uli ndjeshem përmbajtjen fenolike të tërshërës dhe flavonoideve të boronicave dhe kishte efekt negativ në aktivitetin antioksidant. Kete veprim, qumeshti e ka treguar edhe ne kombinime te tjera, si psh me cajin jeshil, ku studimet kane treguar sa ka zbehur statusin antioksidues te cajit jeshil i shperfaqur me uljen e nivelit te katekolaminave te cajit ne plazme. Studime te tjera tregojne se qumeshti i lopes, konsumi i lartë i tij shkurton zgjatjen e jetës përmes stresit oksidativ të rritur. Nderkohe, marrja e frutave dhe perimeve ose marrja totale e antioksidanteve ORAC (kapaciteti absorbues i radikaleve te lira te oksigjenit), e zbut demin oksidativ te qumeshtit. “..Pemët dhe perimet ose ekstraktet e tyre mund të shpëtojnë kafshët nga fenotipi i parakohshëm i plakjes, i shkaktuar nga plotësimi i galaktozës (pirja e qumeshtit), thone studiuesit e ‘Department of Surgical Sciences’, ne Suedi. Ndërsa kombinimi tërshërës me kos që dietologia Blerina Bombaj ka futur në kopshte është risi me vlerë, që përmbush rekomandimet ndërkombëtare, që fëmijët të marrin një dietë të larte në fibra dhe në probiotikë për të pasur një mikroflorë intestinale të shëndetshme, një garanci më shumë për një të ardhme të fëmijëve pa astmë, alergji, sëmundje inflamatore të zorrëve, sëmundje autoimmune, myk, infeksione të shpeshta, ankth etj. Së fundi, po ashuren doktoreshë Daka, nuk e ha ti me uje? E do me gjalpe apo me qumesht? Me cfare i thith ushqyesit e grurit kokerr? Këto janë vetëm një pjesë e burimeve që unë kam shfrytëzuar për të mbështetur jo thjesht pretendimet e mia, por per t’i dhene ze shkences. Unë do të të sugjeroja vetëm një gjë znj.Daka: OSE RRËZOJE GJITHË SA UNË SHKROVA, ME PROVA, OSE NË RESPEKT TË SHKENCËS, HIQE BLUZËN E BARDHË! OSE TANI E TUTJE, BAZOHU VETEM NE SHKENCE. Llambrini Kona

Share With:
Translate »
2890 Views