Vajza 1 vjeçe vdes në spital, policia nis hetimet

Një foshnje 1 vjeçe është transportuar e vdekur në spitalin rajonal të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku mësohet se vogëlushja me iniciale M.T., është sjellë më datë 27 Shkurt në Tiranë, nga spitali i Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve gjatë këtyre ditëve, e mitura ka ndërruar jetë në gjumë një ditë më parë në spital, në kryeqytet.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore. Megjithatë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.

Share With:
Translate »
705 Views