“Dielli duhet të jetojë”, familja shqiptare kërkon azil në Suedi
Dielli është vetëm 1 vjeç por në vend të lodrave dhomën e tij e ka plot me aparatura që e mbajnë gjallë.
Familja nga Istogu i Kosovës ka emigruar në Suedi dhe 4 muaj më parë aplikuan për të marrë azil.
Prindërit thonë se në Kosovë djali i tyre nuk mund të marrë mjekimin e duhur. Doktorët hoqën dorë nga ai dhe prindërit e dëshpëruar u detyruan të largoheshin
“U larguam dhe erdhëm në Suedi sepse nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër” thotë i ati Armend Istogu.
Vendet e Ballkanit konsiderohen si vende të sigurta prandaj dhe është shumë e vështirë që të ardhurit nga këta shtete të fitojnë azil.
Historia e Diellit të vogël është trajtuar në mediat suedeze pasi të martën (3 shtator) 8 parti parlamentare u takuan për të diskutuar azilin humanitar. Gjysma e tyre pajtohen se në raste në të tilla si e diellit familja duhet të marrë azl.
Prej 2016 Suedia sa vjen e ka shtrënguar dhënien e azilit.
Qysh se familja e Istogut ka mbërritur në Suedi pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në spital. Prindërit thonë se nëse do të kishin jetuar në Kosovë, djali i tyre nuk do të ishte më në këtë jetë.