Dieta vegane e nënës shkak për vdekjen e të birit! Dënohet me burg përjetë

Një nënë vegane është dënuar me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara, për vrasjen e fëmijës së saj 18 muajsh, i cili vdiq nga uria në një dietë të rreptë me fruta dhe perime të papërpunuara.

Një juri në Florida dënoi Sheila O’Leary, 39 vjeç për vrasje të shkallës së parë, abuzim të rëndë dhe neglizhencë ndaj djalit të saj, Ezra. Ezra peshonte 17 kilogramë, shtatë kilogramë nën mesataren, kur vdiq në gjumë në vitin 2019.

Pas vdekjes së Ezrës, Sheila dhe bashkëshorti i saj, Ryan, u thanë autoriteteve se familja ndoqi një dietë të rreptë vegane të kufizuar vetëm në fruta dhe perime të papërpunuara dhe qumësht gjiri.

Në kohën e vdekjes së Ezrës, të tre fëmijët e tjerë të tyre, të gjithë nën moshën 11 vjeç, vuanin po ashtu nga kequshqyerja dhe dehidratimi.

O’Leary u tha detektivëve se djali i saj nuk hante për një javë dhe se kishte probleme me gjumin natën para vdekjes së tij.

Gjatë gjyqit të Qarkut Lee, prokurorja Francine Donnorummo, shefe e njësisë së viktimave të posaçme në zyrën e prokurorit të shtetit, theksoi se gjendja e Ezras ishte kronike pasi O’Leary nuk arriti t’i siguronte fëmijës së saj ushqim dhe kujdes shëndetësor.

“Kjo ishte një vdekje e planifikuar, – tha Donnorummo, – injoranca nuk është mbrojtje në këtë rast”.Dieta vegane e nënës shkak për vdekjen e të birit!

Share With:
Translate »
159 Views