Dikush e zëvendësoi Aulonën në emision, Fatma me “kolege” të re
Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu moderojnë prej vitesh emisionin “Thumb”.
Të dyja janë gazetaret më të njohura të showbizit, dhe daljet e tyre publike më së shumti janë së bashku. Por kësaj radhe nuk ndodh kështu. Fatma ka vendosur të ndryshojë moderatore në emision, dhe të marrë një tjetër personazh.
Bëhet fjalë për vajzën e Aulonës, Amara e cila së së bashku me Fatmën janë paraqitur në emisionin Thumb. Ka qënë Fatma ajo që ka publikuar një video, ku krah saj i jep dhe një mesazh Aulonës: “Nuk na duhesh”.