Dikush nga ju mund të punësohet në shtëpinë e Emina Cunmulajt

Modelja e njohur Emina Çunmulaj dëshiron patjetër që fëmijët e saj të jenë të lidhur fort me gjuhën shqipe. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, ajo kërkon një mësuese të gjuhës shqipe. Në postimin e bërë mbrëmjen e kaluar, Emina shkruan: “Kam nevojë për një mësuese të gjuhës shqipe për fëmijë”.

Postimi i modeles me famë botërore, sigurisht që ngroh zemrat e të gjithëve, duke vijuar të ruajë traditat shqiptare.

Emina në fakt shpesh herë ndan me ndjekësit e saj momente familjare ku shihet teksa gatuan ushqime tradicionale shqiptare. Madje këtë verë, ajo e kaloi me fëmijët e saj në vendlindje.

Share With:
Translate »
99 Views