Diplomohet Princesha e Spanjës, dalin fotot nga ceremonia

Princesha Leonor, vajza e Mbretit Felipe të Spanjës dhe gruas së tij Letitia, është fotografuar duke buzëqeshur me diplomën në dorë. 17-vjeçarja Leonor, trashëgimtare e fronit spanjoll, u diplomua në një shkollë private në Uells dhe, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, në ceremoninë e diplomimit, familja mbretërore ishte në krah për të ndarë gëzimin e saj.

Sipas një deklarate në Twitter, familja mbretërore e Spanjës bëri shumë foto nga ceremonia e diplomimit, shumë prej të cilave i postuan në rrjetet sociale.

Mbreti Felipe, Mbretëresha Letitia dhe motra më e vogël e Leonorit, Infanta Sofia, udhëtuan në Uells për të marrë pjesë në ceremoninë vezulluese të diplomimit.

Princesha Leonor u diplomua në shkollën private ‘UWC Atlantic College of Wales’. Pas marrjes së diplomës së shkollës së mesme, ajo po përgatitet për hapin e radhës.

Janë të njohura edhe planet e ardhshme të princeshës 17-vjeçare të Spanjës. Princesha Leonor, siç është njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes e Spanjës, do të ndjekë tre vjet stërvitje ushtarake.

Share With:
Translate »
49 Views