Nuk i shohim shpesh bashkë, si është raporti mes Sarah Berishës dhe Einxhel Shkirës?

Shpesh në rrjet është aluduar mbi marrëdhënien e Sarah Berishës dhe Einxhel Shkirës, pasi dy vajzat nuk janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Nëse po mendoni se pse duhet të shoqërohen bashkë, njerëzit e lidhin miqësinë e vajzave me atë të partnerëve të tyre Dj Dagz dhe Dj PM.

Me siguri është që mes tyre nuk ka asnjë problem. Dhe po ashtu, me siguri është që vajzat takohen dhe kalojnë kohë cilësore bashkë. Edhe pse jo shpesh.

Ato kanë postuar një video në Instagram ku blogerja shihet me djalin e Dagz dhe Einxhel, Trev. “Për të gjithë ata që i zë meraku a e takoj ndonjëherë Sarahn, a pi ndonjëherë kafe me Sarahn. Unë vërtetë nuk e takoj Sarahn shpesh, por kur e takoj, e takoj gjithë ditën. Bën edhe pak babysitter. U kënaqën të dy bashkë sot, moshatarë”-thotë Einxhel teksa xhiron videon.

Pak kohë më parë, në deklaratën e saj të fundit për raportin me Einxhel, Sarah tha se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje dhe as nuk do ketë ndonjëherë.

Më pengon pak që bëhet ky krahasimi mes çifteve. Siç është PM dhe Dagz, ata kanë dhe shokë të tjerë që janë me të dashurat e tyre. Ata janë kolegë dhe shumë shumë shokë të mirë. Mes nesh nuk ka krisje. Prandaj më bezdis ky fakti, që çfarë duhet të bëjë një çift duhet ta bëjë një tjetër. Me Einxhel nuk jam zënë, dhe nuk do zihem, kështu që njerëz flini të qetë. Është marrëdhënie shumë normale. Nuk bëhem siç ishim brenda shtëpisë…” tha blogerja asokohe.

Share With:
Translate »
71 Views