Disa arsye pse nuk është mirë t’i shponi veshët fëmijëve deri në një moshë të caktuar

Çdo nënë që ka një vajzë dëshiron që sa është e vogël t’i shpojë veshët, pasi edhe vëthët kanë bukurinë e tyre. Megjithatë sipas shkencës nuk është e këshillueshme që fëmijëve të vegjël t’i shpohen veshët.

Ja disa arsye pse:

1. Krijon mundësi për infektim.
Sa herë që shponi lëkurën e fëmijës tuaj, krijohet mundësia që infeksioni të hyjë në trupin e fëmijës suaj. Pavarësisht nga masat paraprake të sigurisë, foshnjat kanë një sistem imunitar në zhvillim e sipër që mund të ndikohet nëse nuk trajtohet siç duhet.

2. Është më mirë që fëmija të vendosë vetë për shpimin e veshëve.
Vendimi i takon gjithmonë vetë individit se ç’dëshiron të bëjë në trupin e tij. Në këtë mënyrë, ata do të kenë më shumë kontroll mbi pamjen e tyre. Nëse e lini fëmijën tuaj të marrë përgjegjësinë edhe për shpimin e veshëve, kjo mund t’i ndihmojë të bëhen më të kujdesshëm e të përgjegjshëm.

3. Lëkura e tyre mund të jetë shumë e ndjeshme.
Nuk ka dyshim se një fëmije në moshë të vogël mund t’i duket pak më e dhimbshme shpimi se sa fëmijëve më të mëdhenj.
Shumica e profesionistëve vendosin kremra mpirëse 15 minuta para shpimit të veshit për të ndihmuar në uljen e dhimbjes.

4. Mund të shkaktohen alergji.
Alergjia ndaj nikelit është shumë e zakonshme për fëmijët me veshë të ndjeshëm. Është e rëndësishme të theksohet se bizhuteritë e floririt mund të përmbajnë edhe gjurmë nikeli. Bizhuteritë e veshura me argjend janë më të sigurta dhe ndihmojnë në mbajtjen e veshëve të fëmijës tuaj të shëndetshëm.

Share With:
Translate »
148 Views