Disa këshilla për pushime të sigurta me fëmijët

Pushimet verore janë më të vërtetë të domosdoshme pas një viti të ngarkuar me punë. Por, pushimet me fëmijë të vegjël të shkaktojnë edhe stres.

Në këtë rast, çdo gjë që ka lidhje me familjen është e rëndësishme për ne, duke filluar nga organizimi.

Plazhi
Plazhi me rërë është gjithmonë zgjedhja e duhur për fëmijët. Si në aspektin që është tërheqës, por edhe fëmijët kanë mundësi të jenë të lirë të eksplorojnë. Ndaj, është e rëndësishme të shmangen plazhet me gurë ku fëmijët mund të rrëzohen.

Deti
Fëmijët në det edhe pse mund të dinë të notojnë duhet të vëzhgohen nga prindërit në çdo kohë. Në fakt, pavarësisht sigurisë që mund të keni tek noti që di fëmija juaj, përveçse argëtues, deti mund të rezultojë edhe i rrezikshëm. Kështu është mirë ti mbani sytë hapur dhe të ndiqni me sy fëmijën tuaj kudo që lëviz.

Ndihma SOS
Për emergjencat e vogla ju mund të mbani në plazh edhe një çantë të vogël për ndihmën e shpejtë.

Çanta termike
Kurrë mos shkoni në plazh nëse nuk merrni me vete ujë edhe ushqim. Pushimet në det për një fëmijë mund të bëjë që ai të ketë uri apo etje. Ndaj, çanta termike duhet të përmbajë ujë, lëngje të ndryshme dhe shumë fruta të freskëta.

Share With:
Translate »
1745 Views