Disa nga faktorët që rrisin shanset tuaja për të pasur një shtatzëni me binjakë

Mosha, historia familjare, pesha, gjatësia, dieta janë vetëm disa nga faktorët që ndikojnë për të pasur një shtatzëni me binjakë. Më poshtë, zbuloni disa nga faktorët që rrisin shanset tuaj për të pasur një shtatzëni me binjakë shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mosha

Gratë mbi moshën 30-vjeçare kanë më shumë të ngjarë të kenë binjakë. Kjo ndodh sepse, hormoni FSH rritet ndërsa një grua plaket. FSH ose hormoni nxitës i gjëndrave, është përgjegjës për zhvillimin e vezëve në vezore para se të lëshohen.

Historia familjare

Nëse keni binjakë (jo identikë) në familjen tuaj, shanset tuaja për të konceptuar binjakët rriten.

Pesha

Gratë që janë me mbipeshë kanë më shumë gjasa të kenë binjakë.

Gjatësia

Gratë që janë më të larta se mesatarja ka më shumë të ngjarë të kenë binjakë.

Share With:
Translate »
299 Views