Ministria e Arsimit pranon propozimin e Komitetit të Ekspertëve: Ja kur do të hapen shkollat

Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve i propozoi Ministrisë së Arsimit që të rifillojë mësimi në klasa për arsimit para-universitar.

Ministrja Evis Kushi ka bërë të ditur se propozimi i Komitetit është pranuar dhe javën e ardhshme nxënësit në të gjithë Shqipërinë do të kthehen në shkolla.

“Jam sot këtu për t’ju njohur me një vendim të rëndësishëm që kemi marrë pas rekomandimit të komitetit të ekspertëve. Procesi mësimor për të gjithë nxënësit të sistemi parauniversitar do të zhvillohet në mjediset e shkollave. Mjediset tona janë gati për këtë skenar që nga fillimi i javës tjetër për të ruajtur masat e higjienës dhe distancimit sikurse janë përcaktuar nga MSH. Njësoj si në fillim të këtij viti shkollor do lihet në fleksibilitetin e shkollave për të hartuar specifikisht  grafikun mbi zhvillimin e procesit mësimor qoftë me një, dy apo më shumë turne”, është shprehur Kushi.

Share With:
Translate »
337 Views