Disa shenja që tregojnë se fëmija juaj ka probleme me shikimin

Në botë ka rreth 39 milion njerëz të verbër, por 80% të verbërisë mund të parandalohet apo të shërohet. Nëse problemet me shikimin kapen herët tek fëmijët atëherë ka shumë shanse që ato të korigjohen dhe të shërohen plotësisht. Sipas studiuesve dhe specialistëve këto pesë shenja janë paralajmëruese se fëmija juaj ka problem me shikimin.

1. Qëndron vazhdimisht i ulur pranë televizorit, ose kur lexon libra i mban ato afër syve.
2. Fërkon shpesh sytë me duar.
3. Nëse gjatë leximit fëmija humb rreshtin të cilin e lexon apo mban gishtin për të orientuar shikimin, atëherë ky mund të jetë një rast që fëmija juaj ka probleme me shikimin.
4. Ndjeshmëria ndaj dritës ose marramendje, janë simptoma të disa probleme të syve.
5. Mbyllja e njërit sy kur shikon televizor ose lexon.

Share With:
Translate »
845 Views