“Disney+” humbet 4 milionë abonentë në 3-mujorin e parë të 2023

Platforma “Disney” ka humbur 4 milionë abonentë në 3 muajt e parë të vitit në mes të një përpjekje të uljes së kostove. Shtëpia e Mickey Mouse, ekskluziviteti i Star Wars dhe filmave Marvel është nën presion për ta bërë biznesin e tij të transmetimit fitimprurës, ndërsa tregu tradicional i filmave dhe televizionit tkurret.

Shumica e humbjeve të abonentëve të “Disneyt” erdhën nga shërbimi i tij Hotstar në Azi, i cili humbi të drejtat e transmetimit në ndeshjet indiane të kriketit vitin e kaluar. Disney+ humbi gjithashtu rreth 300,000 klientë në SHBA dhe Kanada pasi rriti çmimet e abonimeve.

Shefi ekzekutiv i “Disney”, Bib Iger tha se përmirësimi i performancës financiare pasqyron ndryshimet strategjike që kanë bërë në të gjithë kompaninë për ta riorganizuar atë për sukses të qëndrueshëm.

Më herët, ai tha se Disney+ kishte arritur një “pikë kthese” dhe do të bëhej fitimprurëse vitin e ardhshëm.

Në fillim të këtij viti, gjigandi i argëtimit raportoi rënien e parë të numrit të abonentëve dhe njoftoi planet për të shkurtuar 7,000 vende pune.

Share With:
Translate »
55 Views