Disney nderon vogëlushin 2-vjeçar që u vra nga aligatori në park

Walt Disney ka prezantuar një kullë fari në nder të vogëlushit 2-vjeçar i cili u vra nga një aligator (i ngjashëm me krokodilin) gjatë pushimeve në parkun e Floridas.

2-vjeçari Lane Thomas Graves po luante në rërë pranë rezortit Seven Seas Lagoon kur u zvarrit drejt ujit nga krijesa.
Memoriali me kullën e farit u vendos pranë zonës ku ndodhi ngjarja. 

“Ai ishte në ujë jo më thellë se kyçet e këmbës” – tha Komisioni për Mbrotjen e Peshqve dhe Kafshëve të Egra të Floridas në një raport duke përshkruar se vogëlushi po mblidhte ujë për një kështjellë rëre.

Babai i tij, Matt Graves, u hodh në ujë për të hapur gojën e krijesës por “aligatori e dërrmoi, shtrëngoi gojën dhe u zhyt në ujë” sipas raportit.

 

Kush është përgjegjës për vdekjen e djalit nga aligatori?

“Memoriali i kullës së farit u realizua për të ndihmuar në përhapjen e ndërgjegjësimit për Fondacionin Lane Thomas, i cili u themelua për të ofruar mbështetje për familjarët e fëmijëve që kanë nevojë për transplant organesh” – tha Walt Disney në një fjalim. 

Pas vdekjes së djalit, Disney u kritikua për vendosjen e shenjave paralajmëruese për rrezikun përgjatë lagunës artificiale. 

Shënime publike janë shtuar nëpër të gjithë zonën raporton media e Floridas. Familja Lane lajmëroi një muaj pas vdekjes së djalit se nuk do të padisnin Disney dhe në vend të kësaj do të fokusoheshin në shëndetin e familjes.
/Përshtati: Kids’ Time

Share With:
Translate »
837 Views