“Disney” po rikthen filmin e Borëbardhës, por kësaj here jo me 7 xhuxha!

Disney po sjell ndryshime të mëdha!

Gjiganti i filmave po risjell filmin “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”, por kësaj here jo me personazhe xhuxhë.

Aktorë të ndryshëm, një prej tyre Peter Dinklage e ka akuzuar kompaninë se po ndjek stereotipet e vjetra e se po i përforcon ato, duke përfshirë në film personazhe me nanizëm.

“Për të shmangur përforcimin e stereotipeve nga filmi origjinal i animuar, ne po ndjekim një qasje të ndryshme me këta shtatë personazhe dhe jemi konsultuar me anëtarët e komunitetit të njerëzve me nanizëm”, tha një zëdhënës për Hollywood Reporter.

Një vajzë latine është zgjedhur për rolin e Borëbardhës dhe e njëjta logjikë duhet ndjekur edhe për të mos stereotipizuar miqtë e saj, 7 xhuxhat.

“Disney” po ndryshon gjithashtu edhe pamjen e Minnie Mouse, duke nxitur pafund debate.

Për herë të parë në jetën e saj gati shekullore, Minnie Mouse do të shtojë një kostum pantallonash në gardërobën e saj. Dhe nuk do të jetë vetëm një palë pantallona të vjetra të përshtatura, por një siluetë ikonike nga stilistja britanike e modës Stella McCartney.

Minnie Mouse To Wear Pantsuit for Disneyland Paris' 30th Anniversary |  PEOPLE.com

Pamja e saj e plotë do të zbulohet në mars për të përkujtuar dy data të ndryshme: Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe 30-vjetorin e Disneyland Paris.

Një deklaratë për shtyp në lidhje me projektin tha se McCartney u zgjodh për të krijuar pamjen për shkak të “trashëgimisë së saj të lidershipit femëror”, si dhe përkushtimit të saj ndaj qëndrueshmërisë.

Share With:
Translate »
143 Views